Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdojne protestat e fuqishme kunder KEK-ut ne Kosove

Mijëra qytetarë protestuan sot në Prishtinë me moton “NDALOJE HAJNINË – ZHVILLOJE SHTETIN!”.
Pas 6 protestash kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për muajt e parë të vitit, pasi u kërkua përgjegjësi institucionale për vjedhjen nga KEK-u, duke mos e parë asnjë reagim serioz të institucioneve përgjegjëse, u bë e qartë që ka një problem më të thellë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. KEK-u është vetëm sipërfaqja e këtij korruptimi të thellë të kuptimit të institucioneve dhe vartësve të tyre.
Vjedhja e KEK-ut, nuk ka sesi të luftohet nga institucione poashtu me hajni të instaluar brenda tyre, të korruptuara e të shantazhuara nga krerët e hajnisë. Mosreagimi i Prokurorisë, Kuvendit, ZrrE-së, MZHE-së konform kërkesave të qytetarëve tregon për shpërndarjen e kësaj dukurie në të gjitha këto institucione.
Sot u protestua për të 7-ën herë, tashmë me mijëra qytetarë u bashkuan. U protestua kundër hajnisë dhe për zhvillimin e shtetit të Kosovës. Kjo është veç protesta e parë e nisur nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar në bashkëpunim me OJQ-të, organizimet politike e jopolitike si dhe me organizatat studentore numri i të cilave do të rritet në vazhdimësi.
Kërkesat e sotme ishin:
– Ndalimi i shkyçjeve dhe vënia e përgjegjësve para drejtësisë.
– Thellimi i hetimeve në çështjen e KEK-ut, sqarimi i çështjes së njehsorëve digjital
– Të mos rriten çmimet e energjisë elektrike në të ardhmen dhe të ndryshohet mënyra e tanishme e tarifimit
– Fillimi i hetimeve për të gjitha rastet e korrupsionit në të gjitha institucionet dhe vënia e fajtorëve për vjedhje para drejtësisë, pa marrë parasysh pozitën e tyre politike.
– Të ndalohet hajnia dhe korrupcioni që po e pengon zhvillimin e shtetit
Grupi i Qytetarëve të Organizuar thërret qytetarët e Kosovës që nesër t’i bashkohen protestës së Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së.
Ndërkohë përmes mediave do të informohen të gjithë qytetarët për protestën e radhës kundër hajnisë.

energjia.al, 13.03.2013