Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol nuk shitet: akuzat fluturojnë

Shkrim i Revistës “Ekonomisti i Naftës”, 6 mars, 2013 nga N. J Watson.
Përpjekja e Shqipërisë për privatizimin e naftës dhe gazit shtetëror ka ngecur.
Nëse BE kërkon prova për paaftësinë e Shqipërisë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien në qeveri, atëherë ajo duhet të shohë më tej fiaskon rreth përpjekjes së fundit për privatizimin e aseteve më të vlefshme të vendit, aseteve shtetërore të naftës dhe gazit, me emrin kompania Albpetrol.
Në shkurt, qeveria shqiptare u detyrua të heqë tenderin për shitjen 100% të Albpetrol, pasi zhvlerësoi ofertën fituese nga një konsorcium i kryesuar nga një  biznesmen vendas, për shkak se konsorciumi nuk arriti të bëjë pagesën paraprake. Pastaj iu desh  poshtë, atëherë është dashur të braktisë bisedimet me ofertuesin dytë fitues, grupin kinez Win Business Petroleum, për shkak se, sipas rregullave të tenderit, oferta kishte skaduar.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto tha për stacionin lokal televiziv Top Channel më 20 shkurt se një tender i ri ndoshta do të mbahet pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013. Haxhinasto mohoi çdo përgjegjësi nga ana e autoriteteve shqiptare për dështimin e tenderit, edhe pse vëzhguesit dhe ekspertët ndërkombëtarë shprehen se pyetje serioze mbeten për t’u përgjigjur.
Nuk ka garanci !
Më 8 shkurt 2013, qeveria shqiptare prishi një heshtje dymujore, duke njoftuar se kompania VETRO Energy, e cila kishte hyrë në tenderim nëpërmjet konsorciumit VETRO Silk Equity, kishte dështuar për të respektuar një pagesë prej 170 milionë euro (dollarë USA 221 milionë), e barabartë me 20% të ofertës së tij fituese. Kështu që oferta u konsiderua e pavlefshme. Konsorciumi i regjistruar në Singapor, ishte shpallur si fitues i tenderit në tetor 2012, pasi ai ofroi 850 milionë për Albpetrol. Kjo kompani shteterore shqiptare prodhon rreth 1,200 fuçi nafte në ditë në Shqipëri, por zotëron liçenca për një shumëllojshmëri aktivitetesh në zonat a pashkelura në vendin ballkanik. Oferta VETRO ishte më shumë se dyfishi i çmimit 298 milionë euro të ofruar nga Win Business Petroleum, dhe tri-herë më shumë se sa oferta e tretë nga kompania Bankers Petroleum e Kanadasë.
Kompania vlerësuese IHS Global Insight ka vene ne dukje se “Oferta e VETRO Energy  prej 850 milionë euro si ofertë fituese për Albpetrol – më shumë se dyfishi i çmimit te vlerësuar ne tregper kompanine e naftës shqiptare – ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë, në kohën që ishte shpallur në tetor të vitit të kaluar. Paaftësia për të realizuar depozitën në të holla per të vazhduar tenderin duket se ka konfirmuar që ky ishte me të vërtetë rasti”.
Në qoftë se kjo ishte vetëm një çështje e dështimit për të arritur financimin e nevojshëm në një mjedis të vështirë ekonomik, atëherë çështja mund të kishte përfunduar me aq. Fatkeqësisht, vendimi thjesht dhe vetëm ka shtuar shqetësimet rreth asaj që kishte qenë deri tani një proces privatizimi shumë i diskutueshëm.
Deklarata e fundit publike për këtë marrëveshje nga VETRO u krye në dhjetor 2012, kur kjo kompani pak e njohur në tregjet ndërkombëtare konfirmoi se i ishte kërkuar nga qeveria shqiptare që të paraqiste një “garanci të performancës” me vlerë 170 milionë euro (20 perqind e shumes se privatizimit). Nëse duhej besuar VETRO, kjo garanci nuk duhet të ketë qenë një problem, përderisa biznesmeni vendas Rezart Taçi, aksioneri mazhoritar i VETRO-s, që gëzonte lidhje të ngushta me qeverinë e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha, tha në një deklaratë në 22 nëntor 2012 se “grupi i tij kishte përfunduar financimin dhe investimin e kapitalit “, për të kryer transaksionin e 850 milionë eurove. Piketat ishin të larta, për shkak se ZëvendësMinistri shqiptar i Energjisë, Sokol Dervishaj u tha gazetarëve në 10 dhjetor 2012 se në qoftë se VETRO nuk arrin të dalë me pagesën sipas kushtit të tenderit, qeveria do të pretendonte 10% të ofertës, pra 85 milionë euro, duke e marrë nga garancia që në bazë të rregullave, VETRO e kishte paraqitur dhe e kishte garantuar në një institucion me reputacion financiar, në këtë rast bankën American Chartered Bank, me bazë në Çikago. Mirëpo kërkimet tregojnë se banka American Chartered nuk ka lëshuar asnjë garanci të tillë bankare për 10% të ofertës së VETRO. “American Chartered nuk mund të diskutojë apo të zbulojë specifikat e marrëdhënieve të saj me klientët e saj, por unë mund të konfirmoj se Banka Amerikane Chartered nuk ishte i përfshirë në transaksionin në fjalë”, shkruan avokati ligjor i bankës Amerikan Chartered në një email të datës 13 dhjetor 2012. Dyshimet në lidhje me ekzistencën e garancisë bankare janë të mbështetura edhe nga Gary Kokalari, themelues i një OJF të shqiptarëve në SHBA, OJF e përfshirë në luftën kundër praktikave korruptive në vendin ballkanik.
Kokalari thotë se ai kontaktoi një zyrtar të Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave (FDIC), me zyrë në Çikago. FDIC është një organ federal amerikan që garanton sigurinë e llogarive të depozituesve në bankat anëtare. Pas kësaj, FDIC ka kryer auditimin e bankës American Chartered dhe nuk gjeti prova se banka kishte dhënë një garanci të tillë për një kompani VETRO për të blerë Albpetrolin. Në të vërtetë, American Chartered është një bankë lokale në shtetin Ilinois, me asete totale që në fund të vitit 2011 arrijnë në vetëm 2.3 miliardë dollarë. Një garanci prej 85 milionë euro do të përfaqësonte 5% të totalit të aktiveve të saj. Ose, sipas Kokalarit, “Rreth 50% të kapitalit veprues të bankës kryesore. Të thuash se një bankë në Çikago si American Chartered, me praktikisht asnjë ekspozim ndërkombëtar, do të rrezikonte gjysmën e kapitalit të saj në të gjitha vendet për Shqipërinë, thjesht nuk është e besueshme. Nga ana tjetër, ky veprim do të ishte një shkelje e kërkesës rregullatore të nivelit të kapitalit të bankës”.
Pretendimi se VETRO ka një garancie bankare prej 85 milion euro tek banka American Chartered sigurisht duket i pamundur, por ama ekzistenca e tij u mbështet pa mëdyshje nga deklaratat e komisionit qeveritar shqiptar në krye të tenderit, si dhe nga kompania këshilltare për tenderin, me emrin Patton Boggs, një firmë ligjore me bazë në Uashington, e cila gjithashtu bën punën avokuese në emër të qeverisë shqiptare në SHBA. Më datën 12 tetor 2012, Buletini Zyrtar i Republikës së Shqipërisë deklaron se kompania VETRO ka paraqitur një garanci bankare, të lëshuar nga American Chartered, më 23 gusht 2012, në shumën prej 85 milionë euro. Buletini vazhdon të thotë se komisioni i ngarkuar me tenderin i ka kryer kontrollet e veta dhe se gjithashtu i kërkoi kompanisë konsulente Patton Boggs për ta verifikuar garancinë pranë American Chartered.
“Në një letër të datës 25 shtator 2012, një përfaqësues i Patton Boggs, David Farber, ka konfirmuar kryerjen e kontrolleve në këtë bankë dhe ka informuar komisionin se garancia është e vlefshme dhe e mbuluar me kolateral të përshtatshëm,” citon buletini, i cili vazhdon: “Në këto kushte, ne vlerësojmë se garancia është e vlefshme dhe plotëson qëllimin e saj të besueshmërisë financiare të ofertës të paraqitur nga konsorciumi”.
Patton Boggs ka refuzuar deri tani të komentojë mbi këtë çështje, duke thënë nëpërmjet një zëdhënësi se “Patton Boggs kategorikisht e mohon se ka pasur ndonjë shtrembërim për çdo çështje për klientin tonë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, dhe se çdo sugjerim për të kundërtën është thjesht i pambështetur “.
Ministria shqiptare e Energjisë është deri tani duke refuzuar të komentojë në mënyrë specifike për këtë çështje, pavarësisht kërkesës së përsëritur për ta bërë këtë. Dhe polemika mbi garancisë bankare është vetëm një nga një numër i aspekteve të dyshimta përreth trajtimit nga ana e Ministrisë të procesit të privatizimit të AlbPetrol.
Intrigë ngelet dhe sjellja e Bankers Petroleum, e cila ofroi vetëm 106 milionë euro në tender. Kompania shpjegoi në Nëntor 2012 se mospërputhja e madhe në madhësinë e ofertave ishte sepse qeveria shqiptare ia zgjeroi gamën e veprimtarisë kompanisë Albpetrol, duke ia rritur afatin e të drejtave të shfrytëzimit të gazit nga pesë vjet deri në 30 vjet vetëm pak ditë para dorëzimit të dokumentacionit të tenderit. Kompania Bankers Petroleum thotë se nuk kishte kohë për të ri-projektuar ofertën e saj. Pak kohë më vonë, Kryeministri Berisha shpalli fituesin e tenderit më 3 tetor 2012.
Qeveria shqiptare në mënyrë të qartë ka shpresuar se duke filluar menjëherë bisedimet me kompaninë e renditur e dyta në garë, Win Business Petroleum, pas shfuqizimit të ofertës së VETRO, tenderi mund të shpëtohet. Por pak ditë pas këtij vendimi, qeveria mësoi se procesi ishte i paligjshëm, sepse ofertat kishin skaduar një muaj më parë.
Për fat të keq për qeverinë, pyetjet janë ngritur jo vetëm në parlamentin shqiptar, por edhe në Bruksel dhe në Uashington.
Deri më tani, Komisioni Evropian nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike mbi këtë çështje, duke thënë se bisedimet për çdo çështje të veçantë me interes janë bërë gjithmonë me dyer të mbyllura. Megjithatë, privatizimi i Albpetrol duket se nuk do të ketë bërë asgjë për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjen e saj integruese.

Gazeta Dita, 12.03.2013