Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE miraton detajet per pagesat e borxheve te CEZ ndaj te treteve

VENDIM Nr. 22, datë 18.2.2013 MBI KËRKESËN PËR MIRATIM TË SKEDULIMIT TË PAGESAVE TË CEZ SHPËRNDARJE SHA (NË ADMINISTRIM TË PËRKOHSHËM).
Në mbështetje të nenit 8 pika 2 dhe 9 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, vendimit nr. 5, datë 21.1.2013 “Për vendosjen e shoqërisë “CEZ shpërndarje” sh.a., në administrim të përkohshëm dhe emërimin e administratorit të shoqërisë “CEZ shpërndarje” sh.a., në zbatim të vendimit të Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 4, datë 21 janar 2013 “Për heqjen e licencave për aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe aktivitetit të furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a., rregullores “Për procedurat e emërimit të administratorit dhe kompetencat e tij”, miratuar me vendimin nr. 1, datë 10.1.2013, Bordi i Komisionerëve të ERE-s në mbledhjen e tij të datës 18.2.2013, pasi shqyrtoi relacionin e drejtorive teknike të ERE-s VENDOSI: 1. Miratimin e skedulimit të pagesave të “CEZ Shpërndarje” (bashkëlidhur këtij vendimi). 2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë shoqërinë “CEZ Shpërndarje” për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETARI Sokol Ramadani

energjia.al, 12.03.2013

struktura cez 1

struktura cez 2