Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKP-ja merr qira nga INA, jo edhe nga “Kosova Petrol”

Agjencia Kosovare e Privatizimit pranon nga 22.000 euro qira për secilin muaj nga kompania “INA d.d Zagreb” për dhënien në shfrytëzimin të rezervuarëve të derivateve në Bardhosh të Prishtinës. Pavarësisht kësaj, e njëjta agjenci deklaron se nuk e di “statusin” e ish-pronave të kësaj kompanie që tanimë mbahen në shfrytëzim nga ish-deputeti i PDK-së, Bedri Selmani, pronar i “Kosova Petrol”.
Në dokumentet që ka siguruar gazeta, AKP-ja ka pranuar të ripërtërijë marrëveshjen e lidhur në vitin 2006 ndërmjet Soren Jessen-Petersen, shef i asaj kohe i UNMIK-ut, dhe Josip Petroviq, anëtar i Bordit në INA-s për shfrytëzimin e deponive të naftës në Bardhosh. Kopjet e marrëveshjeve dëshmojnë se AKP-ja ia njeh statusin ndërmarrjes së dikurshme shoqërore INA, përderisa të njëjtës i kërkon qira për asetet në shfrytëzim. Të njëjtën gjë nuk e aplikon AKP-ja edhe ndaj pronave që janë në shfrytëzim nga Bedri Selmani, ish-këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi në Qeverinë e përkohshme.

Gazeta Koha Ditore, 09.03.2013