Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri i Energjetikës në Bullgari: Mbikëqyrja e shpërndarësit të energjisë është e pamjaftueshme dhe joefikase

Ministri bullgar i Energjisë dhe Ekonomisë, Delyan Dobrev, ka argumentuar se mbikëqyrja e operacioneve të shpërndarësit të energjisë është e pjesshme, e pamjaftueshme dhe joefikase.
Në një intervistë për radio “Darik”, ai bëri thirrje për kontrollin e të gjitha kompanive përgjatë zinxhirit, jo vetëm shpërndarësve të energjisë.
Dobrev pohoi se arsyeja kryesore për rritjen e tarifave të energjisë në korrik të vitit 2012 ka qenë mbi-taksa për energjinë e rinovueshme dhe shpenzimet për blerjen e energjisë nga termocentralet në kompleksin “Maritsa Iztok” sipas kontratave afatgjata.
Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë së Bullgarisë sugjeroi se duhej të merreshin parasysh mundësitë e reduktimit të çdo komponenti të faturës së energjisë.
Ai gjithashtu bëri të qartë se investimet substanciale në sistemin e shpërndarjes së energjisë ishin të nevojshme për të zvogëluar humbjet teknike.
Dobrev, siç citohet nga “dnevnik.bg”, argumentoi se kompanitë shpërndarëse të energjisë mund të përballojnë zëvendësimin e matësve aktualë të energjisë elektrike me pajisje dixhitale, që do të mundësonin që konsumatorët ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre të energjisë.
Lidhur me thirrjet për shtetëzimin e shpërndarësve të energjisë, Dobrev kundërshtoi me ngulm sugjerimin, duke shtuar se “ne nuk po jetojmë në vitin 1944”.
“Nëse shpërndarësit e energjisë do të ishin në pronësi të shtetit, kjo nuk do të fshinte kostot e transmetimit”, komentoi ai.

Revista Monitor, 02.03.2013