Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Austriakët në energji, Abazaj: 85 mln euro për 2 HEC-e të reja

Energjetika është sektori më me interes për biznesin austriak, kryesisht në ndërtimin e hidrocentraleve. Në muajin prill pritet të nisë zbatimi i dy hidrocentraleve, një në Përmet dhe një tjetër në Mat, investim që kap vlerën e 85 milionë eurove, ndërsa kanë nisur procedurat për një tjetër investim prej 25 milionë euro, po në ndërtimin e hidrocentraleve.
“Ka bërë të mundur që në fund të vitit 2012, të sigurojë një investim prej 80 mln eurosh, në dy projekte të vegjël e të mesëm, me kapacitet 8.6 Më dhe një me kapacitet 31.3 Më. Dy hidrocentrale. Njëri ndodhet në jug të vendit dhe njëri ndodhet në Shqipërinë e mesme. Ne jemi duke përfunduar dokumentacionin kryesor për të filluar edhe zbatimin e dy projekteve të tjera, me një kapacitet 15 Më, që përmbledh shumën 25 mln euro”,-thotë Sokol Abazaj, investitor IBA.
Sipas Abazajt, investitorët austriakë po parqesin interes në fusha të tjera të ekonomisë, si turizmi dhe infrastruktura, por preferenciale është ajo e energjetikës.
“Kushtet shumë të favorshme të Shqipërisë në drejtim të energjetikës ose më në detaje, në kapacitetet hidrike, janë shumë interesante. Përputh edhe interesat e kompanive austriake që tashmë në Europën Qendrore janë faktori kryesor si në ndërtimin e HEC-eve edhe në monitorimin e energjisë elektrike”,-thekson ai.
Aktualisht në vendin tonë zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe tregtar 35 kompani austriake, kryesisht në sektorët e infrastrukturës, energjetikës, industrisë minerare, banka dhe sigurime.

TV Albanian Screen, 02.03.2013