Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

The economist: “CEZ”, rreziku për integrimin

Marrëdhënia mes qeverise dhe kompanisë ceke “CEZ” mund te dëmtojë aspiratat e Shqipërisë për integrim. Kështu shkruan prestigjiozja britanike “The economist”, qe ne analizën e fundit i ka kushtuar nje vend te veçante konfliktit me “CEZ”-in.
Ne raportin e tre mujor, te siguruar nga Vizion PLUS, evidentohet se nëse Shqipëria, nuk do t’i jape nje zgjidhje te shpejte konfliktit me “CEZ”-in, atëherë kjo situate do te ndikoje negativisht ne fushën e investimeve te huaja dhe hapave drejt BE-së. “Mosmarrëveshja me “CEZ”-in ka te ngjare te çoje ne trazira te mëtejshme ne sektorin problematik te energjisë ne Shqipëri.  Nese ky konflikt nuk zgjidhet shpejt, situata do te ndikoje negativisht imazhin e Shqipërisë ne sytë e investitorëve te huaj.  Ky fakt ka zemëruar edhe republikën çeke, duke ndikuar ne krijimin e marrëdhënieve negative mes dy vendeve. Ne 2009 kur “CEZ” bleu aksionet e kompanisë energjetike shume vëzhgues e komentuan këtë blerje, si një stimulim politik te marrëdhënieve, pasi ne atë kohe Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat, vit kur presidencën e mbante Çekia. Kërkesa për anëtarësim, deri tani ka rezultuar negative. Komisioni Europian është në pritje te zbatimit te reformave, duke përfshirë zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Problemi ende i pazgjidhur me “CEZ”-in, mund te dëmtojë shanset e Shqipërisë per t’u afruar ne BE.” “The economist” vijon me tej analizen duke e përkufizuar tregun energjetik ne Shqipëri si te trazuar. Korporata elektroenergjetike, po subvencionohet nga shteti ne mënyrë te vazhdueshme duke shteruar financat publike.  “Tarifat e energjisë elektrike janë një çështje e diskutueshme. Ato kane mbetur te pandryshuara qe nga viti 2009. Per te zbutur kete ngrirje çmimesh, Enti Rregullator ndërhyri ne rregullimin e tyre brenda kompanive energjike. Por “CEZ” refuzoi te kryeje importin e energjisë deri sa kompanitë shtetërore te paguanin detyrimet e prapambetura.  Me pas marrëdhëniet mes Entit Rregullator dhe “CEZ”-it u prishen pasi ERE i refuzoi “CEZ”-it marrjen e nje kredie, per te paguar importet dhe kryerjen investimeve.  Ne këtë moment klima e biznesit u be e paqarte.  Vendimi i ERE-s per t’i hequr licencën kompanisë e vuri këtë te fundit ne nje pozite te vështirë, e cila edhe pse kishte nxjerre ne shitje aksionet, nuk mundi ta realizonte këtë proces.  Por shpresa e vetme e CEZ-it ishte tërheqja e garancisë nga Banka Botërore prej 60 milione eurosh. Kjo e fundit do te pranoje vetëm një aplikim nga administratori i përkohshëm i kompanisë.” Aktualisht “CEZ” ka paralajmëruar se do ta çoje ne arbitrazh ndërkombëtar qeverinë shqiptare për prishje te kontratës. Ende nuk ka një shifër te sakte te demit qe “CEZ” pretendon te marre nga Shqipëria, por zyrtaret shqiptare thonë se kane argumente te mjaftueshëm për te fituar te drejtën ne arbitrazh.

– Me shume tek: http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=17032:the-economist-cez-rreziku-per-integrimin&catid=52:kryesoret&Itemid=135#sthash.4jY0dvZt.dpuf