Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ nis importin e energjisë

Pas një ngerçi 5 mujor, tregu i energjisë i rikthet normalitet, kompania CEZ shpërndarje nga data 1 mars do te nise te kryeje importin e nevojshëm te energjisë. Ne një interviste per Vizion Plus kreu i Entit Rregullator Sokol Ramadani thotë se kompania CEZ ka nisur te përmirësoje sado pak treguesit, duke rritur arkëtimet dhe ulur humbjet, çka i lejon blerjen e energjisë elektrike. Nga data 1 shtator pronaret çek te kompanisë ndërprene blerjen e energjisë për shkak te konflikteve me qeverinë, e qe nga ajo kohe ky proces u krye nga korporata elektroenergjetike. Ne këto pese muaj qeveria shqiptare është detyruar qe nëpërmjet vendimeve te njëpasnjëshme te autorizoje korporatën elektroenergjetike te kryeje blerjen e energjisë elektrike, ndërsa kostot ia ka faturuar CEZ-it. Ndonëse është ende herët te flitet për shlyerje te detyrimeve te akumuluara ne këto muaj, pas zhbllokimit te llogarive bankare ajo qe mund te thuhet është se, CEZ do te nise te paguaje fillimisht faturat mujore ndaj korporporates.
-Me shume te: http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=17015:cez-nis-importin-e-energjise&catid=46:ekonomi&Itemid=107#sthash.h40QKRH9.dpuf