Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Të dhënat personale, CEZ gjobitet 400 mijë lekë

Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale gjobit me 400 mijë lekë kompaninë “CEZ shpërndarje”. Kjo për shkak të një formulari të shpërndarë në internet nga kjo kompani lidhur me përditësimin e të dhënave të konsumatorëve të energjisë elektrike. Në raportin e dorëzuar në Kuvend, nga ana e Komisionerit thuhet se “shkelja konsiston në faktin se ky formular nuk u krijon mundësinë subjekteve të të dhënave personale të informohen lidhur me të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet tij. Vendosja e deklaratës së aplikantit për marrjen e pëlqimit për përdorimin e të dhënave personale për qëllime marketingu në ‘formularin e saktësisë së të dhënave’ në fundin e tij dhe nënshkrimi i subjektit të të dhënave menjëherë pas tij, nuk përputhet me qëllimin e kontrolluesit dhe në emërtimin e formularit”. Sipas Komisionerit, konsumatorëve nuk i është dhënë mundësia opsionale e kundërshtimit të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale për qëllime marketingu. “Janë përpiluar aktet për këtë procedim, si dhe vendimi administrativ si më poshtë: dënimin e kontrolluesit ‘CEZ shpërndarje’ sh.a. me gjobë në vlerën gjithsej 400 mijë lekë për shkeljet e konstatuara lidhur me mosdeklarimin e qëllimit, mosbërjen e informimit të subjekteve të të dhënave personale, mosmarrjen e pëlqimit dhe mosdeklarimin në formularin e njoftimit gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave personale”, thuhet në raport. Gjithashtu Komisioneri i kërkoi Ujësjellësit që të dërgojë faturat e ujit me zarf të mbyllur te qytetarët.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/25/te-dhenat-personale-cez-gjobitet-400-mije-leke/#ixzz2LuPVpgcb