Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Auditi i CEZ, Bozdo: Dy raporte për arbitrazhin

Qeveria do të përzgjedhë me tender ndërkombëtar dy kompani për auditin.
Dy kompani audituese do të përzgjidhen sipas një tenderi të organizuar nga qeveria shqiptare për zgjidhjen e situatës së krijuar nga kompania CEZ.
Numri dy i Ministrisë së Ekonomisë, Enno Bozdo bën të ditur gjatë një prononcimi për mediat se, qeveria shqiptare ka menduar që të përzgjedhë me tender dy kompani audituese për kompaninë CEZ Shpërndarje.
Me një fond prej 550 mijë eurosh, të miratuar qeveria, njëra do të bëjë auditimin e financave të CEZ-it dhe tjera të rrjetit fizik të saj, nga koha e privatizimit, deri në momentin kur kompania i kaloi administratorit shtetëror.
“Dy kompani audituese që kanë funksione të dallueshme e të ndryshme nga njëra-tjetra. Njëra kompani do kryejë auditimin financiar, auditimin rregullator, auditimin procedurial. Kompania e dytë do të bëjë auditimin strikt të rrjetit fizik të shpërndarjes dhe këtë do e bëjë, duke patur parasysht të gjitha pretendimet e CEZ-Shpërndarje, për investime në këtë rrjet, e gjithashtu për gjendjen aktuale të këtij rrjeti, për të pasur një panoramë të qartë të asaj që shteti shqiptar po merr mbrapsht, në dallim nga ajo që ka lënë në vitin 2009”, shprehet numri dy i Ministrisë së Ekonomisë.
Bozdo tha se, kompanitë do të përzgjidhen në tregun ndërkombëtar dhe dy raportet e dala prej tyre do të përdoren në arbitrazh kundër pretendimeve të CEZ-it.
“Këto dy raporte do t’i shërbejnë qeverisë shqiptare si në fazën e një negocimi për të arritur një marrëveshje përpara arbitrazhit, nëse do të ketë të tillë me grupin CEZ, e po ashtu edhe përballë Gjykatës së Arbitrazhit në pretendimet tona”, nënvizoi më tej Bozdo.
Auditimi do të nxjerrë në pah dëmin financiar të shaktuar, por sipas Bozdos llogaritjet paraprake flasin për dëm të kosiderueshëm shkaktuar shtetit shqiptar nga CEZ.
“Ka një kalkulim mjaft të përafërt. Ne mendojmë se mund të kemi pretendime për një dëm të shkaktuar deri në 1 miliard dollarë”, tha më tej Bozdo.
Fondi i qeverisë i shtohet buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë, nga i cili shuma prej 350 mijë eurosh do të përdoret për përgjedhjen e kompanisë audituese të financave të CEZ-it dhe shuma prej 200 mijë eurosh, për kompaninë që do të vlerësojë rrjetin e shpërndarjes.
Vendimi i qeverisë
Qeveria ka dhënë një fond prej 550 mijë euro për përzgjedhjen e një shoqërie auditimi ndërkombëtare për “CEZ Shpëndarjen”.
Sipas vendimit të qeverisë, ky fond që i shtohet Ministrisë së Ekonomisë do të shërbejë për dy funksione.
Nga ana tjetër, rreth 350 mijë euro do të përdoren për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a., ndërsa shuma prej 200 000 eurosh, do të përdoret për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.

Gazeta Rilindja Demokratike, 26.02.2013