Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ambasadorja e Çekisë: Shpresojmë që çështja me CEZ të zgjidhet përpara arbitrazhit

Ambasadorja e Çekisë në Shqipëri, Bronislava Tomasova, nga Korça ka deklaruar ka folur lidhur me situatën e tensionuar të krijuar muajt e fundit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ pasi autoritetet rregullatorë të energjisë i kanë hequr licencën operatorit çek të shpërndarjes në janar të këtij viti. Sipas saj, “shpresojmë që të ndodhë pajtimi përpara se palët të shkojnë në arbitrazh”. Ambasadorja çeke, gjithsesi ka pohuar se prishja e kontratës nuk ishte një hap pozitiv, ndërkohë që ka konfirmuar se CEZ ka ndërmarrë hapa për të zbatuar procedurën e arbitrazhit ndërkombëtar. “Por sigurisht ju e dini që CEZ tashmë ka marrë hapa në lidhje me arbitrazhin ndërkombëtar, por para se të shkosh në arbitrazhin ndërkombëtar ka hapa të tjerë që janë hapa afatgjatë për sa i përket pajtimit të palëve. Kështu unë shpresoj dhe besoj njëkohësisht që në këtë fazë të gjatë pajtimi të arrihet një marrëveshje nga të dyja palët”.
Në vitin 2009, CEZ bleu 76 për qind të kompanisë shqiptare CEZ Shpërndarje për shumen 102 milionë euro Në vitin 2010 dhe 2011 firma shqiptare pati një EBITDA (fitimet para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) pozitive, por vitin e kaluar ajo u zhyt në humbje.
Sipas CEZ-it, humbja ishte për shkak të një rritjeje dyfish në blerjen e çmimeve të energjisë elektrike, të cilën autoritetet vendore nuk lejuan të pasqyrohet në çmimin final të energjisë elektrike.
Këtë vit, CEZ-it iu hoq licenca ndërkohë që u caktua një administrator shteti në krye të CEZ Shpërndarje. CEZ-i ka ndërmarrë hapa për të përgatitur një arbitrazh kundër shtetit shqiptar mbi dëmet, si pasojë e investimeve të dështuara, që llogaritet në shumën 5 miliardë korona çeke.
CEZ po ndodhet së fundmi në presion në rajon, ku pas Shqipërisë edhe Bullgari ndërmori hapa për t’i hequr licencën këtij operatori. Kriza e kompanisë çeke ČEZ në Bullgari arriti kulmin, kur pas protestave të shumta të qytetarëve, qeveria bullgare vendosi që në 19 shkurt t’i heqë kompanisë licencën e shpërndarjes së energjisë.
Autoritetet bullgare,  e hoqën licencën pas akuzave për shkelje të ligjeve të prokurimit, pas ankesave të zemëruara të konsumatorëve lidhur me faturat e tyre të energjisë.

Revista Monitor, 25.02.2013