Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

692 pretendentë kërkojnë mbi 1 miliardë euro borxhe nga “Trepça” !

Rriten apetitet e pretenduesve se Trepça u kishte mbetur borxh. Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kanë bërë të ditur se deri tash në këtë institucion janë parashtruar 692 kërkesa. Nga ky numër, vetëm 140 kanë arritur të vijnë në afatin e parë, raporton KTV.  Zyrtarë të AKP-së, kanë bërë të ditur se në mesin e parashtruesve të kërkesave janë Qeveria e Kosovës, Trepça, Beobanka, por edhe kompania bullgare që kishte fituar para shume vjetësh kontestin për të njëjtën çështje ndaj UNMIK-ut. Shtyrja e afatit të parashtrimit të kërkesave deri në nëntor të këtij viti, sipas Shkëlzen Lluka, drejtor menaxhues i AKP-së,  do të krijojë mundësi që të shqyrtohen të gjitha kërkesat. Vlera e përgjithshme e këtyre kërkesave tejkalon 1 miliard euro.

Gazeta Koha Ditore, 25.02.2013