Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Riker: Ne privatizimin e Albpetrol u preken interesat e kompanise amerikane

Zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Filip Riker, i Byrosë për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, në një intervistë ekskluzive për “Panorama”.
Z. Riker, në Shqipëri është folur që ju keni bërë lobim në blerjen e kompanisë “Albpetrol” për një kompani amerikane, “Vetro Energy”. A është e vërtetë se ju keni bërë lobim për këtë kompani?
Nuk është e vërtetë. Ballkani prodhon më shumë thashetheme se sa mund të konsumojë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka pasur absolutisht asnjë rol apo nuk ka qenë e përfshirë në tenderin e Alpetrolit.
Qeveria shqiptare e anuloi një parakontratë me kompaninë “Vetro Energy”, duke parë negociata me një kompani kineze. Si e vlerësoni këtë veprim?
Kemi një rast kur preken interesat e një kompanie amerikane… Sikurse e thashë, Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk është e përfshirë në Albpetrol.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/23/riker-shba-nuk-mbajne-anen-e-asnje-partie-ne-zgjedhje/#ixzz2LjcEdmIF (me shkurtime)

Intervista: Kokalari per Albpetrolin
Ju lutem, si e shikon privatizimin e fundit të dështuar të Albpetrolit dhe kinse garancinë amerikane për të. Pse përfshihet gjithnjë Amerika në gojën e njerëzve të qeverisë Berisha për biznese të këtij lloji?
“Ata që janë të familjarizuar me privatizimin e Albpetrolit e dinë se garancia e supozuar financiare e 85.000.000 eurove nga American Chartered Bank ishte një element përbërës esencial për Vetro Silk Road, që të cilësohej si fituese e tenderit. Fillimisht, dua ta bëj shumë të qartë, kjo mbështetur në një mesazh e-mail, që kam marrë nga autoriteti legal i American  Bank, dhe nga biseda ime me një zyrtar të FDIC (Federal Deposit Insurance Corp. – instrument i qeverisë së SHBA që siguron depozitat bankare dhe ndihmon në sistemin e bankave), që kurrë s’ka pasur ndonjë një garanci të vërtetë, emetuar nga American Chartered Bank. Por, unë vetë s’kisha nevojë për konfirmimin e bankës për të mbërritur në këtë konkluzion. Çdokush mund të këqyrë deklaratat financiare të American Chartered në internet dhe ta gjykonte thjesht se do të ishte një shkelje e kritereve rregulluese bankare për këtë institucion të emetonte një garanci të tillë në shumën e 85.000.000 eurove. Për ta bërë këtë përcaktim, s’është e nevojshme një armatë këshilltarësh apo burime të gjëra të një firme si Patton Boggs. Kërkohej vetëm një akses në internet dhe disa njohuri bazike për industrinë bankare. Nëse mund ta bëja unë, kuptohet se është diçka që mund ta bënte fare lehtë dhe Patton Boggs kur vlerësoi ofertën e Vetro dhe inspektimin e garancisë së supozuar bankare. E mu atje, po ta bënte, do shihte sesi do ndizej drita e kuqe e alarmit. Dhe nuk mendoj se Patton Boggs mund të nxjerrë për këtë si shfajësim injorancën sepse e paralajmërova Frank Wisner për këtë çështje me anë të e-mail, shumë kohë para se të vendosej për tenderin në favor të Vetro. Unë s’e përjashtoj mundësinë se një dokument që ishte prezantuar si i papërshtatshëm, i garantuar nga American Chartered Bank, të qarkullonte. Dhe nëse kjo arrin të bëhet çështje, atëherë kjo do të thotë se dikush qëllimisht po kryen një mashtrim. Dokumenti për tenderin e Albpetrol, që është nxjerrë nga kryeministri Sali Berisha  (bulletin #133) qartësisht përcakton se David Farber, partner tek Patton Boggs, e ka rishqyrtuar garancinë e American Chartered dhe na i rezultoi se ajo ishte e vlefshme dhe e mjaftueshme. Kështu, nëse do të supozoj se kjo deklaratë ishte në të vërtetë e bërë nga Patton Boggs, dhe nëse Patton Boggs del se e ka gabim, atëherë në opinionin tim, ata do të jenë fajtorë si për sjellje jo të mirë por edhe për mungesë kompetence dhe kjo duhet të mbahet parasysh. Por kam arsye të vë një bast me Frank Wisner se unë kam të drejtë dhe madje humbësi i bastit duhet t’i japë fituesit një drekë në një restorant që do e zgjedhë vetë ai në Tiranë. Unë, e di mirë, se çfarë restoranti do të zgjedhë”.
Këshilltari i tenderit të dështuar, Patton Boggs, një firmë ligjore me bazë në Uashington, që bën avokatinë e punës së qeverisë amerikane në SHBA  mbështeti firmën që do bënte privatizimin e madh strategjik, të shumëpërfolur nga qeveria jonë. Çfarë do të thotë kjo për ju?
“Fakti që Patton Bogs do të mbështeste ofertën e Berishës nuk erdhi si ndonjë surprizë e madhe për mua sepse motivi i parë i një firme, ashtu si në çdo biznes është paraja. Dhe, megjithëse s’ka asgjë të keqe për këtë dhe kjo edhe s’mund të jetë e pazakontë mes firmave të tilla si Patton Boggs, ato nuk kanë qenë gjithmonë më të diskriminuarat për sa i përket vendit nga i marrin paratë. Pos të gjithave, Patton Boggs s’kishte problem madje edhe të merrte para nga diktatori haitian Baby Doc Duvalier. Kështu që pse duhej të shqetësohej të merrte para nga një diktator shqiptar si Sali Berisha?”.

Revista Java, 23.02.2013 (me shkurtime)