Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta me humbje

Kontratat e naftës ranë të enjten duke zgjeruar humbjen më shumë se 2 dollarë. Në treg mbizotërojnë spekulimet se Fondet e Investimeve me risk të lartë “Hegde Funds”, po likuidojnë pozicionet në sektorin e lëndëve të para.
Në treg ka presion dhe nga publikimi i raportit për politikën e Rezervës Federale që sugjeron mungesë të likuiditetit të tepërt në treg duke rritur vlerën e dollarit që ka zhvlerësuar dhe sektorin e lëndëve të para industriale bashkë me energjinë.
Për analistët trendi i largimit nga asete si ari, nafta dhe lëndët e para industriale do të vijojë në sesionet në vijim. Nafta bruto Brent e Londrës për prillin ra 65 cent në pikën më të ulët tre javore të 114.95 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për prillin ra në 75 cent në 94.30 dollarë për fuçi.

Portali Telegrafi, 21.02.2013