Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: ERE shtyn ankandin vjetor te kapaciteteve

VENDIM Nr. 17 Datë 31.01.2013 MBI SHTYRJEN E ANKANDIT VJETOR TË KAPACITETEVE TË INTERKONJEKSIONIT PËR VITIN 2013
Në mbështetje të VKM nr. 924, date 26 Dhjetor mbi “Lejimin e shoqerise KESH sh.a, te importoje energji elektrike per periudhen 1.01.2013 deri 1.03.2013 per furnizimin e konsumatoreve tarifore dhe mbulimin e humbjeve ne sistemin e shperndajes”, Bordi i Komisionerëve të ERE-s në mbledhjen e tij të datës 31.01.2013, mbasi shqyrtoi relacionin e Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Drejtorisë së Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut,
Vendosi:
1. OST sh.a të shtyjë zhvillimin e ankandit vjetor për kapacitetet ndërkufitare të interkonjeksionit për vitin 2013, në drejtim importi, deri në datë 22.02.2013.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 21.02.2013