Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brace: CEZ, partnerja e qeverise ne biznesin e energjise, deshtoi!!

Deputeti i PS Erion Brace ne faqen e tij ne Facebook postoi fjalimin e tij ne parlament.
KOMPANIA NUK ESHTE ME, E ZHVATEN BASHKE, SALI BERISHA, KLIENTET E TIJ, ADMINISTRATORET!!
450 MILION EURO KANE IKUR JASHTE CDO VIT! 268 MILION DOLLARE TE KAPITALIT KANE HUMBUR! ZINXHIRI I BORXHEVE NE SISTEM 1.2 MILIARD DOLLARE!! KUSH DO I PAGUAJE 360 MILION DOLLARE BORXHE KESH-IT DHE SI KESH DO PAGUAJE 260 MILION DOLLARE BORXHE BANKAVE?
PAGUAJNE SHTRENJTE SHQIPTARET, 200% ME SHTRENJTE SE NE 2005!!
TANI KOHA E LLOGARISE DHE DOREHEQJES! PO SALI BERISHA, DUHET TE DOREHIQESH! TE NDENJURAT JANE TUAJAT, KARRIGET JANE TE POPULLIT!!
Fusnote: interpelanca e dyte-energjia, sot ne Kuvend.

Zoti minister,
Dje qeveria e djathte e Bullgarise me kryeministrin Borisov ne krye dha doreheqjen;
nen presionin dhe e dorezuar nga populli i zemeruar nga:
keqmenaxhimi i sistemit elektroenergjitik, rritja e cmimeve te energjise, mbifaturimi apo faturimi abuziv i Kompanise CEZ!!

NUK DI NESE JU THOTE GJE KY AKT!!
Energjia elektrike eshte nje mall I shtrenjte ne Shqiperi. I shtrenjte per cdo familje, I shtrenjte per cdo biznes.
Kjo qe po u tregoj eshte shkallarja legale e cmimeve nga 2005-sa:
Ne 2005-sen cmimi mesatar ishte 5.71 leke/kwh;
Ne 2006-ten cmimi mesatar u rrit ne 6.47 leke/kwh;
Ne 2007-ten cmimi mesatar u rrit ne 7 leke/kwh;
Ne 2008-ten cmimi mesatar u rrit ne 7.75 leke/kwh;
Ne 2009-ten cmimi mesatar u rrit ne 8.1 leke/kwh;
Ne 2010-ten cmimi mesatar u rrit ne 9.3 leke/kwh.
Tamam kete vit ndodhi dhe rritja me e forte, duke goditur rende me te varfrit-pensioniste, te papune, por edhe te mesmit-familjet me te ardhura mesatare:

Fatura e energjise elektrike u be me e shtrenjte 13%;
Per 300 kw e para, cmimi u rrit nga 7 leke/kwh ne 7.7 leke/kwh;
Mbi 300 kw e para, cmimi u rrit nga 12 leke per kwh ne 13.5 leke/kwh.

E gjitha ndodh ne nje treg monopol, pa konkurence e ku qytetaret jane te detyruar te blejne energjine elektrike, vetem tek nje kompani. Nuk ka mundesi tjeter.

Kjo politike tregu dhe cmimesh, e ndjekur nga Sali Berisha personalisht, ka bere qe shqiptaret te blejne energjine me shtrenjte se kushdo tjeter ne rajon. Pra me shtrenjte se:
Bosnja, ku energjia kushton 9 leke/kwh;
Bullgaria, ku energjia kushton 7.94 leke/kwh;
Mali I Zi, ku energjia kushton 6.69 leke/kwh;
Maqedonia, ku energjia kushton 5.23 leke/kwh;
Kosova, ku energjia kushton 6.76 leke/kwh.

Ne vitin 2005, Sali Berisha personalisht ju premtoi shqiptareve se do tu garantonte furnizimin me energji elektrike kudo dhe me cmimin me te lire. Ju premtoi gjithashtu se do te ulte tvsh ne 6% per cdo fature te energjise elektrike. Ju premtoi edhe me shume, te eleminonte korrupsionin ne faturimin e energjise per ta bere faturen reale.

Ne vitin e fundit te mandatit, Sali Berisha eshte genjeshtari I madh!

Ne me shume se 60% te kohes se pushtetit te tij, shqiptaret e kane kaluar nen kufizime te energjise-ky eshte nje nder vitet e proves;
Ne 100% te kohes se pushtetit te tij, shqiptaret e kane paguar energjine elektrike me shtrenjte-kete vit verifikohet qe eshte 2 here me shtrenjte se ne 2005-sen;
Ne 100% te kohes se pushtetit te tij, shqiptaret kane paguar tvsh 20% per cdo fature te energjise elektrike-kurre nuk u be 6%;
Ne 100% te kohes se pushtetit te tij, shqiptaret kane paguar me shume se energjia qe kane konsumuar, se tvsh mbi te-cmimin e korrupsionit ne nje sherbim qe vec I rrjep!!

Pertej cdo premtimi,
Sali Berisha personalisht,
vendosi te privatizoje rrjetin kombetar te shperndarjes se energjise elektrike-nje prej pasurive me te medha ne kete vend.
Para zgjedhjeve te vitit 2009-te, nisur nga nevoja politike dhe nevoja per shpenzime elektorale.
E beri! E shiti!
Dorezoi nje aplikim kallp per statusin e vendit kandidat te BE-se, arketoi 102 milion euro qe I duheshin per kantiere ndertimi qe as sot, pas 4 vitesh nuk jane mbyllur!
Por ja ku jemi: DESHTOI!!

4 VITE PAS PRIVATIZIMIT:
Kompania nuk eshte me, eshte vjedhur e eshte zhvatur cdo dite ne 4 vjet-ka humbur teresisht vleren e kapitalit te saj nderkohe qe borxhi I kapitalizuar eshte I tmerrshem;
Rrjeti I shperndarjes eshte ne gjendjen me te rende qysh prej ndertimit-investimet nuk jane realizuar dhe kane rene frikshem; sistemi yne nuk u integrua me ate te Kosoves thjesht prej interesave korruptive te Sali Berishes; por nuk u integrua as me tregun e rajonit.

Sherbimi eshte mizerabel, per cdo familje e per cdo sipermarrje-kufizimet ndodhin po aq shpesh sac prishet moti;
Cmimi I energjise per nje kilovat eshte dyfishuar-do te rritet edhe me;
Korrupsioni eshte tarifa e perhershme ne cdo fature energjie per cdo familje, kushton me shume se 10% per cilindo-korrupsioni ishte ai qe u privatizua e prej te cilit perfitohet me shume se nga biznesi me energjine.

Te gjithe ne pushtet, nga Sali Berisha tek kompania fituan;
Te gjithe qe paguajne, nga qytetari tek fshatari, me pune apo pa pune, me pension, ndihme ekonomike apo rroge, me pasuri apo pa gje fare, humben!!

Tani eshte koha e pergjegjesise dhe e llogarise!
Mund ti referoheni ideologjise si te djathte qe jeni, por monopoli, transferimi I tij si monopol-madje transferimi si monopol ne nje tjeter kompani shteterore te huaj, mungesa e konkurences, abuzimi me poziten monopol duke aplikuar cmime vetem ne rritje, privatizimi I fitimeve dhe shtetezimi I humbjeve-ju nxjerr jashte edhe cdo parimi te djathte; ne te majte nuk gjeni vend kurre!!

Mund ti referoheni dhe numrave, ti mblidhni e ti zbrisni, ti interpretoni sit e doni, pavaresisht se ne gjithe qeverine tuaj nuk e keni kete ekspertize-ju nxjerrin thjesht si pergjegjes ne zhvatjen me te madhe publike te ndodhur ne kete vend!!
Kriza eshte aty!! E zgjatur, e kushtueshme, e shtrenjte!!
Qytetaret presin te dine nga ju:
Edhe sa do te paguajne me shume, cdo dite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit!!

NDERHYRJE-ARGUMENTA

1.PRIVATIZIMI

Ne mars 2008 dhe prill 2009, Qeveria e Republikes se Shqiperise I kerkoi Kuvendit miratimin e formulas se privatizimit te kompanise OSSH dhe, miratimin e kontrates se shitjes se 76% te aksioneve te kompanise OSSH, kompania qe menaxhonte rrjetin kombetar te shperndarjes se energjise elektrike ne kushtet e nje monopoli natyral.

Ne e kundershtuam atekohe kete privatizim.

Arsyet ishin:

•qellimi politik i ketij privatizimi-privatizohej 8 deri vetem 2 muaj para zgjedhjeve te vitit 2009, ne ditet e paraqitjes se kerkeses se pa motivuar per aplikimin e vendit kandidat ne BE; nxitur nga nevoja elektorale per me shume para ne buxhet per te financuar shpenzime elektorale.
•formula e privatizimit qe, me se shumti, kalonte nje monopol natyral nga duart e publikut ne ato te nje kompanie private, madje pa asnje garanci per elemente te sigurise kombetare dhe sherbimeve jetike publike, kur monopoli shteteror transferoj si monopol ne nje kompani shteterore te nje shteti tjeter
•shitja bashke me aksionet e kompanise edhe te aseteve te saj, pra gjithe rrjetin e shperndarjes se energjise, nenstacionet-167 te tilla (neni 3 dhe 4 i kontrates)
•uljen e qellimte te vleres se kompanise, urdheruar nga ministri i Ekonomise:
-kompania OSSH ne prag te privatizimit kishte nje vlere te kontabilizuar prej 18. 7 miliard leke
-pas veprimeve te qellimta te ministrise se Ekonomise, vlera e kompanise u ul ne vetem 8.5 miliard leke
-e mes te procesit te shitjes kompania u rivleresua ne 13.1 miliard leke
-menjehere pas privatizimit CEZ rivleresoi kompanine dhe vlera e saj arriti ne 26.3 miliard leke

•cmimin e shitjes se kompanise prej 102 million euro, praktikisht kompania u shit vetem me 87% te vleres se saj, EDHE KJO E ULUR NDJESHEM.
•mungesen totale te transparences-Kuvendit ju soll projektligji, kontrata dhe anekset e saj te bardha. Keshtu jane edhe sot, te bardha, ne arkiven e Kuvendit

2.MONOPOLI U FORCUA, U KONSOLIDUA DHE OPEROI SI I TILLE

Ne disa vendime te tij, Autoriteti i Konkurences ka analizuar gjeresisht mungesen e konkurences ne tregun e energjise elektrike dhe, ka rekomanduar ne me shume se nje rast hapjen e tregut te furnizimit me pakice me energji elektrike.

Mes rekomandimeve publike ka qene:

•ndarja funksionale e OSSH- CEZ Shperndarje nga Furnizuesi Publik me Pakice per te rritur efektivitetin dhe konkurueshmerine ne kete segment te rendesishem te tregut

•krijimin e mundesise dhe dhenien e aksesit ne rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike per ndermjetesit e tregut

qellimi ishte:

•hapja e tregut per operatore te rinj ne tregun e furnizimit me pakice
•klienti te kishte mundesi te zgjidhte per tu furnizuar me energji elektrike, me cmim me te mire por edhe me cilesi po me te mire

secili nga rekomandimet e Autoritetit te Konkurences nuk u u zbatua
-konsumatoret edhe per kete shkak vijojne te marrin energji elektrike me cmim 200% me te shtrenjte se ne vitin 2005

3.ENTI REGULLATOR VENDIMMARRJA

Nje prej anekseve shume te rendesishme te kontrates se shitjes se 76% te aksioneve te kompanise OSSH, votuar me ligj te posacem te Kuvendit, ishte edhe Deklarata Regullatore. Sic u thashe kjo Deklarate nuk u depozitua kurre ne Kuvend dhe deputetet votuan ne erresire te plote per te

-Kjo deklarate regullonte gjithe veprimtarine e mepasme te kompanise se privatizuar, permbante termat reale te humbjeve, borxheve, cmimeve, menyren e llogaritjes se tyre, skedulimin ne 5 vitet nen kontrate, objektivat e kontrates si product I privatizimit
-Enti Regullator I Energjise do te ishte institucioni pergjegjes per ndjekjen e zbatimit te kesaj Deklarate si dhe autoriteti vendimmarres ne baze te saj.

Por ajo qe ka ndodhur eshte dramatike.

ERE KA FAVORIZUAR QARTESISHT KOMPANINE CEZ SHPERNDARJE NE KURRIZ TE KOMPANISE PUBLIKE KESH, KOMPANISE TJETER PUBLIKE OST, KONSUMATORIT SHQIPTAR.

Favorizimi ka ndodhur ne te treja aspektet:

•cmimin me te cilin KESH I shet energjine CEZ Shperndarje
•riskedulimin ne Deklaraten Regullatore te nivelit te humbjeve me efekt ne tarifen apo cmimin fundor qe paguajne konsumatoret
•riskedulim ne Deklaraten Regullatore te nivelit te Borxhit te Keq me efekt ne tarifen apo cmimin fundor qe paguajne konsumatoret

Ne kemi arritur te vleresojme ne para favoret qe ERE ka bere per kompanine CEZ Shperndarje:

•njeh dhe ristrukturon nje nivel te ri tarife per vitin 2011, duke favorizuar CEZ dhe renduar KESH per energjine qe ky I fundit I shet, me nje impact prej 24 milion dollare;
•njeh dhe ristrukturon nje nivel te ri te humbjeve duke favorizuar CEZ, me nje impact prej 52 milion dollare;
•njeh dhe ristrukturon nje nivel te ri te borxhit te keq duke favorizuar CEZ, me nje impact prej 50 milion dollare

IMPAKTI TOTAL NE FAVOR TE CEZ ARRIN NE 126 MILION DOLLARE.
PRAKTIKISHT, VENDIMET E ERE I KANE « KTHYER » CEZ BRENDA TRE VITESH VLEREN E SHPENZUAR PER TE BLERE KOMPANINE OSSH.

-Dy prej favoreve me te rendesishme qe ERE ka bere per kompanine CEZ Shperndarje jane edhe:

•Njohja, pranimi ne aplikimin per tarife te CEZ Shperndarje te shpenzimeve maramendese te faturuara per kompanine CEZ Albania, njera prej kompanive te rrjetit te kompanive mes CEZ s.a dhe CEZ Shperndarje, te cilat, kane faturuar dhe marre nga CEZ Shperndarje shuma maramendese dhe totalisht te pajustifikuara, deri ne nivelin e 33 milion dollareve per 3 vite.
•Njohja, pranimi I praktikes se kompanise CEZ te operimit ne fillim me 1 e me pas me 7 kompani te cilat duhet te mblidhnin principalin e borxhit te keq, buxhetor, jo buxhetor e privat perkunder tarifave qe nisin me 28 % e perfundojne me 50% te vleres se fatures.
Edhe kete biznes-perfitim e ndane sic pushtetin, me perqindje:

ne fillim partia e ministrise-kompania e pare ishte afer kesaj partie, Kacua i njohur; tani ne fund,

partia e qeverise- Ja ku jane kompanite: 3 te njerit klient te qeverise,Zamos, atij qe po fiton cdo pasuri ne kete vend; tjetra e klientit tjeter te qeverise, Bashkimit, edhe ky ekskluziv ne licensa e tendera publike;

pastaj dhe dy kompanite e vete CEZ, me ceke pa asnje baze ketu; te gjithe zhvaten-qeveria, klientet, CEZ, klientet, madje keta ceket edhe duke marre paradhenie!!

SIC E SHIHNI NUK QENKA E VESHTIRE TE BESH BIZNES ME QEVERINE NE SHQIPERI.

4.PASOJA NE KESH, OST

Vendimmarrja e ERE, menaxhimi I CEZ Shperndarje kane sjelle pasoja dramatike per gjithe sistemin elektroenergjetik shqiptar
Mendojeni: sipas ligjit, Deklarates Regullatore, kontratave ligjore, KESH duhet te furnizoje CEZ me energji per konsumatoret tarifore; CEZ duhet te hedhe ne rrjet, pra te shtoje, energjine deri ne nivelin e humbjeve ne rrjet. Pra KESH shpenzon, prodhon energji, madje importon energji edhe per humbjet ne rrjet (CEZ nuk zbaton kontraten) dhe nuk arketon thuajse gje per me shume se nje vit prej CEZ Shperndarje,nderkohe qe CEZ Shperndarje arketon parate e faturave nga cdo familje shqiptari, arketim qe shkon ne me shume se 420 milion dollare ne vit!!!!

KU KANE SHKUAR PARATE? JU JENI MINISTRI PERGJEGJES, AKSIONER NE KOMPANI, JU DUHET TE PERGJIGJENI!!

-Ndrekohe pasoja per KESH ka qene katastrofike:

•ne qershor 2012 KESH I kishte:
-bankave tregtare ne Shqiperi nje borxh qe arrinte ne nivelin e 220 milion dollareve
-furnitoreve te huaj per importin e energjise elektrike nje borxh qe arrinte ne 40 milion dollare
-koncesionareve te rinje te prodhimit te energjise elektrike nje borxh qe arrinte ne 12 milion dollare
-5 hc-ve te nxjerra ne privatizim nje borxh qe arrinte ne nivelin e 4 milion dollareve

Ne total, borxhi i KESH edhe me disa detyrime te tjera kontraktuale arrinte ne 28 miliard leke ose 280 milion dollare

•Ne tetor 2012 KESH ka rregjistruar nje borxh energjitik nga kompania CEZ qe arrin ne 1458 GWH
•Ne tetor 2012 KESH ka rregjistruar nje borxh financiar te pranuar nga kompania CEZ qe arrin ne 208 milion dollare
•Ne tetor 2012 Kesh ka rregjistruar edhe:

-detyrime ndaj koncesionareve te rinj qe arrijne ne 17 milion dollare
-detyrime ndaj kredituesve te zhvillimit dhe qeverise per huate dhe TVSH ne nivelin e 56 milion dollare
-detyrime ndaj furnitoreve ne vleren e 20 milion dollare
-detyrime edhe me te medha ndaj bankave tregtare qe ne muaj kane nje kosto qe arrin ne 1 milion dollare

Ne dhjetor 2012, CEZ ka krijuar nje borxh te llahtarshem financiar dhe energjitik qe arrin mbi 600 million USD, duke infektuar gjithe tregun e energjise ne Shqiperi dhe kolapsuar sistemin :

Vetem ndaj KESH borxhi eshte ne 325 million dollare ;

KESH vetem bankave ne Shqiperi ju ka borxh deri ne 250 million dollare ;

po borxhe ka edhe ndaj OST ; KESH ka borxh me vete ndaj furnitoreve te saj, mes tyre dhe HC e vogla-mburrja e Kryeministrit zhytur ne krize totale

PRA, GJENDJA NE KESH KA ARDHUR DUKE U PERKEQESUAR NE MENYRE DRAMATIKE DHE KESH ESHTE PRODHUESI UNIK I ENERGJISE NE KETE VEND.

BORXHET JANE KATASTROFIKE E PO RRITEN.

KESH ESHTE VETEM NJERI NGA AKTORET NE TREGUN E ENERGJISE, TREG I CILI ME TE GJITHE OPERATORET E TIJ TANI ESHTE NE NJE ZINXHIR BORXHESH QE ARRIN NE 1.2 MILIARD DOLLARE.

KJO ESHTE PRIRAMIDA E SHEKULLIT TE RI TE SHQIPTAREVE

5.KOSTOJA BUXHETORE

Kjo situate ka rritur kostot direkt per buxhetin e shtetit, per pasoje per konsumatorin

Eshte e paprecedente qe qeveria ka mbeshtetur hapur politikisht dhe financiarisht vendimet favorizuese te ERE per CEZ, ne tarifave, nivelin e humbjeve dhe nivelin e borxhit.

VECMAS VENDIMIN E FUNDIT

–ERE ka kerkuar garanci nga Qeveria para marjes se vendimit ne dem te KESH dhe favor te CEZ ne 26 Qershor per uljen e tarifes dhe dhenien edhe te efektit prapaveprues
-Jane dy letra te Ministrise se Financave qe e thone hapur kete
-Menjehere pas tyre qeveria erdhi ne Kuvend me nje garanci per KESH qe arrin vleren e 7 miliard lekeve, para te buxhetit dhe duke lajmeruar se do te marre nje kredi me vlere prej 100 milion dollare per te perballuar blerjen e energjise per dimer
-Privatizimi i 4 HC do te rrise kostot edhe me:
4 HC prodhojne ne vit 400 mln kwh energji. Deri sot kjo faturohej me 2.2 leke/kw ose ne total 6.4 mln eu. Neser, privati do te shes me 9.3 leke/kw dhe KESH-shteti do te bleje me po kaq, duke paguar KESH 27 milion eu dhe fituar privati 27 milion eu!!
Per kater vite, demi eshte 108 milion eu!!

KY ESHTE RASTI TIPIK KUR KEQMENAXHIMI, VENDIMMARRJA KLIENTELISTE DHE E KORRUPTUAR BEHET BARRE DIREKTE PER QYTETARET SHQIPTARE.
Ky eshte privatizimi i fitimeve dhe shtetezimi i humbjeve.

KJO QE JU TREGOVA NE SHIFRA NUK ESHTE KOSTOJA PERFUNDIMTARE, DO DUHEN MILIONA EURO TE TJERA.
ARBITRAZHI ESHTE VAREJA FINANCIARE QE NA PRET DHE ESHTE KOMPROMISI I SALI BERISHES.

NE PERFUNDIM DUA TU THEM:

E gjithe situata e krijuar eshte
pasoje e :

privatizimit klientelist e te korruptuar, te deshtuar e tashme kriminal;

politizimit te qarte te rregullatorit dhe bordeve egzekutive te operatoreve ne sistemin energjitik; ndermarrjet publike jane kthyer ne ndermarrje politike te ndara me perqindje mes partive ne koalicion

menaxhimit te papergjegjshem, te korruptuar e politik te te gjithe operatoreve ne tregun e energjise, KESH, OST, CEZ Shperndarje.

FATURA PER SHQIPTARET DO TE JETE SHUME E RENDE.

Ju nuk mund ti shmangeni pergjegjesise per falimentimin e te pakten dy kompanive me te rendesishme ne sektorin elektroenergjitik.
KRYEMINISTRI ESHTE PERGJEGJESI PER KETE DHE PER FATUREN E SHTRENJTE QE PAGUAJNE SHQIPTARET, SI KONSUMATORE DIREKT TE ENERGJISE DHE SI TAKSAPAGUES, PARATE E TE CILEVE PERDOREN PER TE SUBVENCIONUAR KOMPANINE E FALIMENTUAR!

NDAJ KAM PERGJEGJESINE DHE KURAJON QE SOT TI KERKOJ SALI BERISHES TE MARRE PERGJEGJESI DHE TE DOREHIQET! PO PO TE DOREHIQET! ZGJEDHJET JANE AFER POR AI DUHET TE DOREHIQET TANI. KY ESHTE KRIM DHE MBAN VULEN E TIJ.

Zoti minister!
Po e mbyll atje ku e nisa, tek akti ne Bullgari, mesazhi prej andej duhet te vleje edhe per ju:
TE NDENJURAT JANE TE TUAT/TUAJAT, KARRIGET JANE TE POPULLIT!!

energjia.al, 21.02.2013