Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol, Braçe: Padi në Prokurori. Berisha të japë dorëheqjen për CEZ. Haxhinasto: Zbatuam ligjin

Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës me ratifikimin e ndryshimeve të Konventës “Për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore”.
Axhenda e sotme parlamentare përfshiu dhe ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR),për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes”; si dhe aderimin e Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së themelimit të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB).
Seanca e sotme plenare kulmoi me replikat dhe akuzat gjatë dy inerpelancave të ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe, për falimentimin e sektorit elektroenergjetik dhe privatizimin e Albpetrol.
CEZ: BRACE: BERISHA TË JAPË DORËHEQJEN
Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Berisha si fajtor të dështimit të nje prej sektorëve me strategjike te vendit: kompanisë se shpërndarjes se energjisë CEZ.
Sipas deputetit Braçe, vendi humbi miliona euro nga largimi i kësaj kompanie. Por ministri i Ekonomisë shprehu sigurinë se keto borxhe qe CEZ iu ka institucioneve shqiptare do te paguhen te gjitha.
BRACE: PADI PËR ZYRTARËT E PËRFSHIRË, HAXHINASTO: ZBATUAM VETËM LIGJIN
Deputeti socialist Erjon Brace kërkoi sot në interpelancë ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, për: falimentimin e sektorit elektroenergjetik dhe privatizimin e Albpetrol. Brace kërkoi arguumentat ligjore per procesin e privatizimit të Alpetrolit me qëllim sipas tij zbulimin e fajtorëve.
Nga foltorja e Kvuendit, Brace akuzoi qeverinë për shitjen e aseteve publike dhe private të vendit me qëllim përfitime personale dhe interesa klienteliste.
“Kam depozituar në Prokurorinë e Tiranë gjithë zyrtarët e juaj Pasi kanë shitur kompaninë më të madhe në vend Albpetrol si dhe konsulentin tuaj. Kundër tjerë personave fizik që mund të konsiderohen përgjegjës, për mashtrim dhe dëm ekonomik që arrin 85 milionë euro. Shkelja e ligjit është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur. Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonominë dhe ka përqendruar gjithë pasurinë natyrore të vendi, dhe asetet që qeveria po heq dorë vit pas viti. Kjo lidhje kaq sunduese ka bërë që të ardhurat e mos mbërrijnë tek shumica e shqiptarëve por tek shumica udhëheqëse”, akuzoi Brace.
“Zoti ministër procesi i Albpetrol ka qenë teknik dhe i thjeshtë për tu administruar në afate strikte në ditë dhe me orë, ku veprimet janë të përcaktuara. Komisioni i Ekonomisë nuk w ka bërë këtë dhe këtu buron përgjegjësia ligjore për ta. Dyshoj se pushteti i kryeministrit për të pasur pjesën e tij në cdo biznes, lidhja e plotë e konsulentit me blerësin dhe me kryeministrin ka ndikuar në mosveprimet e përcaktuar në ligj duke sjellë pasojat ekonomikë, procesi ka vdekur dhe ne kemi humbur moralisht dhe ekonomikisht. “Financial Times” e quan turp ndërkombëtar. Unë jam i lumtur që ka vdekur si proces. Unë dhe ti jemi shpallur si të majtë, dhe besoj në një ekonomi publike dhe kombëtare, dhe jo administrim partiak si kjo sot,. Ju jeni në pushtet sot dhe si i majtë po ecni në rrugën e shitjes që cdo pasurie publike” shtoi Brace.
Ministri Haxhinasto si përgjigjie theksoi se procesi është bazuar në ligj, teksa duke iu përgjigjur akuzave të Braces shtoi se pasuritë e vendit janë për tu shfrytëzuar.
“Kërkesa ka të bëjë për kuadrin ligjor për procesin e privatizimit të Albpetrolit. Por ju thatë së është një kërkesë padi dhe duhet të linim në heshtje por për hir të detyrimit që kemi për ta bërë këtë gjë do paraqes ligjshmërinë e procesit, që sipas vlerësimit tim është i bazuar në ligj dhe ka pasur parasysh ligjin dhe vetëm ligjin. Konsideratat e tjera qofshin ideologjike për pronën publike apo private mund ti diskutojmë edhe sot. Sigurisht që i përkas një force të majtë ndodhsha shumë më shumë se partia që ju përfaqësoni, por jam për një eficencë ekonomike, pasi pasuritë e vendit duhet të shfrytëzohen me eficencë. Pasuritë nuk janë të mbeten në tokë por të shfrytëzohen në të mirë të mirëqenies dhe shërbimeve publike që shqiptarët kanë nevojë.

www.balkanweb.com, 21.02.2013 (me shkurtime)

Fjalimi i plote i Deputetit Brace ne kuvend per Albpetrolin

SHITJA E ALBPETROL NGA SALI BERISHA-DESHTOI ME SUKSES!!
(u konfirmua sot ne Kuvend)

KOMPANIA NUK ESHTE ME NE SHITJE!

POR DERI PER ZGJEDHJE!
NE ZGJEDHJE DUHET TE VENDOSIM NE ME VOTE:
OSE TEK PRIVATI, OSE PASURIA ME E MADHE KOMBETARE TU MBETET SHQIPTAREVE.

I LUMTUR QE PASURIA ME E MADHE E SHQIPTAREVE NUK PERFUNDOI TEK NJE PRIVAT I VETEM!!

I TRISHTUAR QE ESHTE KONSUMUAR NJE KRIM!!

TANI, DREJTESI!! PER ZYRTARET DHE LOBISTIN PATTON BOGGS!!

Fusnote: Interpelanca e sotme ne Kuvend. Keshille per mediat qe thone se jane opozitare: e kuptoj veshtiresine politike ku ndodheni, por merruni me thelbin, jeni te lire te zbatoni kerkesen politike qe te mos permendem une.

PARASHTRIMI:

Zoti Minister!

Dje kam depozituar ne Prokurorine e Tiranes nje Kallezim Penal perkunder:
Gjithe zyrtareve te emeruar nga ju dhe Kryeministri I vendit, per te shitur ne nje proces ligjor kompanine me te madhe ne vend, kompanine Albpetrol;

Konsulentit tuaj te perzgjedhur nga ju dhe kryeministri I vendit, per te asistuar e konsultuar nje proces ligjor te shitjes se kompanise me te madhe ne vend, kompanise Albpetrol;

Te tjere personave fizik apo juridik qe mund te rezultojne pergjegjes; pra:

Te perfshire ne Mashtrim, Shperdorim Detyre, Shkelje te Barazise ne Tendera, me pasoje nje dem ekonomik ndaj Buxhetit te Shtetit qe arrin fiks ne 85 milion euro!!

Shkelja e ligjit eshte flagrante!
Tregon me se miri nje Qeveri klienteliste, te kapur fort nga interesa personale apo te klienteve te saj, bleres apo perfitues te tjere-sic keta konsulentet qe paguhen me shume, ne perqindje dhe ne raport me “cmimin me te madh”, pra te lidhur fort me bleresin e rradhes te pasurise sone me te madhe por edhe me influence te madhe mbi Ju, vendimarresit ekskluziv ne kete vend!!

Lobiste I quani dhe I paguani edhe si te tille me parate e popullit shqiptar.

Nuk ka ligj ta mbaje e ta shplaje si te ligjshme kete lidhje biznes-pushtet!!
Ne menyre te perseritur dhe fuqiplote ne kete vend, per shkak te Sali Berishes dhe interesit te tij te forte e te kundert me interesin publik!!

Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonomine, ka perqendruar gjithe pasurite natyrore-mbi e nentokesore, te ngrurta e te lengeta, asetet egzistuese ekonomike nga te cilat Qeveria po heq dore, lejet e licensat ekskluzive, parate publike, vetem tek nje grusht I vogel njerezish e kompanish te lidhura fort por jo ndershmerisht e ligjerisht, me kete Qeveri.
Kuptoni, behet fjale per sektoret me produktiv, natyrisht me fitimsjellesit, te ekonomise se vendit. Kontribuesit kryesore ne Prodhimin e Pergjithshem Kombetar.
Kjo lidhje kaq sunduese, ka bere qe pjesa derrmuese e te ardhurave prej ekonomise kombetare te mos mberrije tek shumica e shqiptareve, por tek pakica vendimmarrese dhe klientet e saj.
Ky eshte thelbi I varferise qe kemi sot, te perhapur dhe ne shtim.
Ky eshte thelbi I mirqenies per nje pakice shume te vogel, e kufizuar dhe ne tkurrje per shkak te perqendrimit edhe me te te mirave ne kete vend.

Zoti minister;
Procesi I shitjes se Albpetrol ka qene teresisht teknik, I rregulluar qarte ne ligj dhe vendimin e Keshllit te Ministrave, I thjeshte per tu administruar ligjerisht e ndershmerisht, ne afate strikte-te percaktuara me dite e ore, vecanerisht ne afate pas te cilave veprimet jane shume qarte te percaktuara, madje edhe ne vlere.
Komisioni I Qeverise nuk ka bere kete dhe prej ketej buron pergjegjesia ligjore, per secilin.
Nuk di se cilat kane qene limitet e Komisionit, por per ta ligji duhet te ishte prioriteti ekskluziv.
Dyshoj shume qe pushteti politik I Kryeministrit, nevoja e tij e madhe per para, interesi I tij okult per te pasur pjesen e tij ne cdo “biznes” te tille-sic po verifikohet ne te tjera afera te ngjashme, lidhja e forte e konsulentit me Bleresin-e verifikuar ne nje tjeter rast te ngjashem, por edhe me Kryeministrin, kane ndikuar mos veprimet e percaktuara ne ligj e VKM, ne kohe, duke sjelle pasojat ligjore dhe ekonomike. Demet-me qarte.

Procesi sot ka vdekur dhe ne, ne respect te ligjit dhe vendimit te Keshillit te Ministrave, kemi humbur!! Moralisht dhe ekonomikisht!!
Moralisht, gazeta me e madhe ekonomike e financiare ne Bote, Financial Times, e shquan si “turp kombetar”. Por eshte me gjere se kaq, “turpi” juaj tashme ka nam nderkombetar duke cenuar rende besimin ne seriozitetin, ndershmerine, ligjshmerine e vendimmarrjes qeveriatre, politike e administrative ne kete vend.

Ne Burse do quheshit “te mbaruar”!!

Ekonomikisht, ligji e ndal demin ne kufirin e 85 milion eurove, te cilat sot duhet te ishin arketuar ne Buxhetin e Shtetit.
Ne ane tjeter, une jam I lumtur qe procesi ka vdekur. I kryer deri ne fund do I kish hequr publikut te drejta sovrane mbi pasuri qe duhet te jene e te mbeten vetem te shqiptareve.
Zoti Minister,
Une me shume dhe ju me pak, jemi shpallur te majte.
Une jam ne opozite dhe besoj edhe ne nje ekonomi publike-konkuruese me ate private, administrim public te pasurive kombetare dhe aseteve ekonomike, sherbimin public gjithashtu.
Ju jeni ne pushtet, ne nje Qeveri te djathte dhe si I majte po ecni ekskluzivisht vetem ne procesin e privatizimit, shitjes se cdo pasurie kombetare dhe aseti ekonomik, pra ne kufizimin e aksesit te publikut ne keto pasuri dhe ne zgjerimin e pronesise se nje grushti privatesh, sic ju thashe kliente te Qeverise, mbi keto pasuri.
Deshtimi I privatizimit te Albpetrol posacerisht, por deshtimi total I Privatizimit ne keto 8 vjet duhet tju ndalte ne nje cast si ky!!
Por jo! Ju insistoni te ecni ne kete rruge pa dhene asnje spjegim apo arsye, ideologjike, politike apo ekonomike, duke shkuar nga deshtimi ne deshtim.

Por me kosto ama! Kosto qe nuk paguhet kurre ne kete vend, as politikisht-sepse votat vidhen ose blihen, as ligjerisht-sepse drejtesia nuk egziston!
Kosto qe po paguhet nga shqiptaret! Nga brezi yne po e po. Por edhe nga brezi tjeter, madje nga disa breza te tjere me te rinj, per te ardhmen e te cileve po vendosni keq Ju!
Ajo eshte e ardhme e vdekur nese kjo Qeveri nuk ndalet!

NDERHYRJA-ARGUMENTA;

Sapo u konfirmua nga ministri se Privatizimi i kompanise Albpetrol deshtoi me sukses!!

Por zoti minister Zoti Minister,

Eshte kryer nje krim, I rende madje.

Gjerat jane shume te qarta ligjerisht.
Privatizimi I Albpetrol ka vdekur, ka mbaruar.

VKM nr.107, date 1.2.2012 e dale ne zbatim te Ligjit, ka percaktuar qarte:
“Oferta do te jete e vlefshme per nje periudhe prej 120 ditesh, pas dates se hapjes se ofertes” (neni 3, Vlefshmeria e Ofertes, pika 3.1 e kapitullit IV, Pergatitja e Ofertave)
Ofertat jane hapur ne daten 7 Shtator ora 12.00, dhe ne daten 7 Janar ora 12.00 vlefshmeria e ofertave ka mbaruar, qe do te thote se nga ajo dite e ajo ore, nuk ka me oferta te vlefshmeper kete tender.
VKM nr.107, date 1.2.2012 e dale ne zbatim te Ligjit, ka percaktuar qarte edhe me tej:
“Ne rrethana te vecanta, para mbarimit te periudhes se vlefshmerise se ofertes origjinale, ministria mund te kerkoje qe kandidatet te zgjatin afatin e vlefshmerise per nje periudhe shtese” (neni 3, Vlefshmeria e Ofertes, pika 3.2 e kapitullit IV, Pergatitja e Ofertave)

Nuk ka asnje te dhene qe Ministria te kete kerkuar, tamam para dates 7 Janar, nga kandidatet te zgjasin vlefshmerine e ofertes, por ka nje document, rapot I komisionit te negocimit te kontrates me fituesin e shpallur qe deshmon se ne ate periudhe e me pas, deri javen qe shkoi, ministria ka qene ne pritje te negociatave dhe marreveshjes me Fituesin e shpallur!

Pra eshte e qarte se cdo gje ka mbaruar! Jo se do Qeveria, madje pavaresisht saj, por sepse keshtu thote ligji dhe akti I dale ne zbatim te tij.

Ka mbaruar por me nje dem kolosal ekonomik-ne respekt te ligjit.
VKM nr.107, date 1.2.2012 e dale ne zbatim te Ligjit, ka percaktuar qarte edhe me shume per kete aspekt:
“Oferta e bleresit sigurohet me nje shume deri ne 10% te cmimit te ofertes” (neni 4, Garancia e Ofertes, ne Kreun 3 te vendimit tend, nr 107, date 1 shkurt 2012);
“Komisioni I tenderit te paren verifikon oferten ne shqyrtimin e dokumentave ne procesin e shpalljes se fituesit” (neni 4, Shqyrtimi I Ofertave, ne Kreun 6 te vendimit tend, nr 107, date 1 shkurt 2012);
“Brenda 30 diteve nga shpallja e fituesit, fituesi duhet te nenshkruaje kontraten dhe te dorezoje garancine e kontrates-20% e cmimit te ofertes” (neni 3, Nenshkrimi I Kontrates, ne Kreun 8 te te vendimit tend, nr 107, date 1 shkurt 2012);
“Afati I treguar me larte mund te shtyhet sipas marreveshjes ndermjet paleve per 30 dite por jo me shume se nje here” (neni 3.2, Nenshkrimi I Kontrates, ne Kreun 8 te te vendimit tend, nr 107, date 1 shkurt 2012).
Kryeministri e ka shpallur fituesin me date 3 tetor 2012, me vendim te firmosur e vulosur prej dora vete nga ai.
Sot jemi 21 shkurt dhe afati 60 ditor ka mbaruar.

Pse hesht Kryeministri? Po ju? Mbi te gjitha pse nuk vepruat?
Te nderprisnit tenderin, te terhiqnit garancine e ofertes- sic thote ligji dhe, te terhiqnit nga shitja kompanine me te madhe ne vend bashke me te drejtat sovrane qe tentuat te shisnit.

Dua tu pyes:
Kryeminister dhe minister, ku jane 85 milion euro qe duhet te arketoni? Pse nuk e beni? Ku jane parate?
Nuk jane!
Ju pretendoni se do I merrni!! Ku? Ne Amerikan Chartered Bank? Si keshtu?
VKM nr.107, date 1.2.2012 e dale ne zbatim te Ligjit, ka percaktuar qarte per kete aspect:
“Garancia duhet te jete ne formen e nje garancie bankare, e leshuar nga nje banke. Qe ben pjese ne 50 bankat kryesore te botes, e zgjedhur nga kandidati” (neni 4, pika 4.2 e kapitullit III, Dokumentet e Tenderit”.
American Chartered nuk ka qene kurre nje nga 50 bankat me te medha ne bote, madje nuk eshte as nder 200 bankat me te medha ne Amerike, madje madje ka nje total te aseteve qe arrin ne 2.3 miliard dollare dhe garancia e pretenduar perben 5% te totalit te aseteve te saj, shume e larte per te dhe, per kete shkak e veshtire per tu besuar se mund te ishte reale.
Pse komisioni pranoj kete “garanci” qe binte ndesh me kriteret e tenderit?!! Cila ishte arsyeja? Thoeni!!

Po parate si do I merrni?
VKM nr.107, date 1.2.2012 e dale ne zbatim te Ligjit, thote shprehimisht:
“Garancia e ofertes duhet te jete e vlefshme, te pakten per nje periudhe prej 28 ditesh pune, pas periudhes se vlefshmerise se ofertes se paraqitur, pa perfshire ndonje periudhe te shtyrjes se mevonshme, te kerkuar sipas pikes 3.2 te kreut IV” (neni 4, pika 4.2 e kapitullit III, Dokumentet e Tenderit)
Nga kaq sa thuhet ne kete nen, duket qarte se garancia tani qe flasim eshte jashte afateve te vlefshmerise se saj, pra dhe ajo ka vdekur sic oferta!! Atehere cdo merrni ju?

Pertej se gjithes, Banka thote se nuk eshte perfshire asnjehere ne nje marredhenie te tille, madje kete e konfirmon per FT edhe institucioni federal I mbikqyrjes ne SHBA.
Ju nuk ju drejtuat ketij institucioni? Po kishte me te besueshem se ai? Joo! Atehere?
Ju kishit lobistin tuaj Patton Boggs. U varet vetem tek ai. Ishte po I njejti qe ju tha te benit fitues te njejtin njeri, Rezar tacin ne privatizimin e ARMO-s, tamam I njejti konsulent qe nga oferta e Tacit perfitonte me shume, mbi 22 milion dollare me nje dore e nje mendim!!
Po ku ndodh kjo? A eshte konflikt I perseritur interesi ky? Po si mund te lejohet?

Ky lobisti, Patton Boggs ju garantoi se garancia egzistonte dhe se qe e mbuluar me kolateral. Ky ka marre barren e pergjegjesise per gjithe kete mashtrim, po aq sa ju! Pervec pergjegjesise qe spjegova me siper plus per ju!!
Ju duhet te pergjigjeni!! Ndaj ju kam paditur!!

Ky eshte dem dhe kryeministri, ministria, Komisioni, Patton Boggs jeni te perfshire.
Komisioni I tenderit qe pranoi nje leter kallp eshte I yti-emerohet dhe kontrollohet nga Sali Berisha; kompania Patton Boggs qe dha sigurine mbi letren kallp eshte lobisti me I paguar dhe arrogant I kryeministrit; mbi kete leter kallp, komisioni I Kryeministrit shpalli fituesin!!
Te gjithe bashke kane shpedoruar detyren, kane mashtruar me nje dem ekonomik prej 85 milion euro dhe ky eshte krim penal!!
Po pse hesht Kryeministri? Sinqerisht ndjehem I keqardhur, nje burre 70 vjec I marre peng, I kapur dhe I marre peng.
Dy here, nje here kur shiti ARMO-n, kompania me dy rafinerite unike te naftes ne vend; heren e dyte tani kur thuajse shiti ALBPETROL.
Nga I njejti njeri!
Heren e pare duhet te zbatonte nje kontrate sipas te ciles duhet te investonte 216 milion euro; Ku jane? Rafineria eshte e mbyllur, punetoret kane pa marre 4 rroga;
Heren e dyte duhet te kish depozituar 85 milion euro; ato nuk jane, nuk egzistojne.

Me cfare e ka marre peng? Ky vend eshte ne rrezik prej pengmarrjes se kryeministrit.
Shqiptare, ju jeni ne rrezik, vendi juaj eshte ne rrezik se Kryeministri juaj eshte peng!!

Zoti Minister,
Ne 20 vjet ky vend eshte privatizuar por nuk eshte zhvilluar, madje madje ai zhvillim industrial qe ju trasheguat nuk egziston me, privatizimi me qellim zhvillimin deshtoi dhe rezulton si elementi efikas per rrenimin industrial te ketij vendi. Sektori I hidrokarbureve eshte tipiku.

Shikoni, Shqiperia eshte sot ne mes te nje krize te rende ekonomike. Mbeshtetja forte tek pasurite kombetare, prodhimi industrial, eksporti u sugjeruan edhe javen qe shkoi si menyra e vetme per te shpetuar!!
Po ju cfare beni? Sali Berisha kryeministri juaj po shkaterron gjithcka, po zhvat, perfiton por asgje me shume, per Shqiperine e shqiptaret, ekonomine tone kombetare!

Ju shqiptaret vetem paguani.
Nafta nuk eshte nje mall dosido, por me ndikim strategjik ne ekonomine kombetare dhe ate familjare. Eshte nje mall qe shtrenjtohet, thuajse vit per vit gjate 8 viteve te fundit. 2 here me shtrenjte se ne 2005 eshte sot, e paguani sot!!
Ne jemi vend prodhues I naftes!! Sali Berisha na ka kthyer ne nje vend neto importues te naftes. Nuk perpunojme asnje grame, thjesht importojme cdo gram deri ne mbi 1.4 milion ton ne vit qe na duhet per te konsumuar!!
Sali Berisha me politiken e tij te privatizimit e mos zhvillimit industrial, na ka varrur teresisht nga importi, ekonomine kombetare por edhe ne si konsumatore direct, ju shqiptareve, pavaresisht se e perdorni naften per te levizur, transportuar, punuar ne bujqesi apo peshkim.
Ju paguani me shtrenjte se kushdo, madje me shtrenjte se kushdo ne rajon!!
Ekonomia e vuan edhe me shume kete fakt!!
Vitin e kaluar importet ne nafte e kaluan vleren e 1 miliard dollareve, par ate gjitha te paguara nga ju. Jane gati 9 perqind e GDP. E kuptoni sa shtrenjte e sa shume paguani?
Eksportet, edhe pse kane arritur ne sasi te pa perpunuar sac importet, ne vlere arrijne vetem gjysmen e vleres se importit.
Deficiti arrin ne gati 600 milion dollare. Pra ne shesim lire, fare lire pasurine tone, naften bruto te prodhuar dhe blejme shtrenjte, deri ne 600 milion dollare naften qe konsumojme. Cdo vit!!
Demi eshte edhe me shume se kaq!
Cdo rritje e cmimit te naftes qe ne importojme, frenon dhe tkurr rritjen ekonomike, bazen e mirqenies dhe elementin kyc per daljen nga kriza!! Ky eshte nje nga elementet qe po na varferon, cdo dite e me shume.

Ky eshte efekti I drejtperdrejte:
I privatizimit pa zhvillim,
I privatizimit te fitimeve dhe shtetezimit te humbjeve,
I privatizimit qe shfrytezon por zhvat pasurite tona,
I privatizimit qe zhvat por nuk perpunon per te rritur vleren e pasurive tona,
I privatizimit qe eksporton por me vlera qesharake nje pasuri te tere,
I privatizimit qe pasuron bleresin por qe nuk puneson duke e kthyer ne perfitues shumicen e shqiptareve.

Ketu ndahemi une dhe ju, ne dhe Kryeministri yt, dhe ndahemi qarte:
Ju dhe Ti do kete Atdhe privat,
Ne duam Atdheun publik- te cdo shqiptari;
Ju dhe Ti do perqendrimin e te mirave ne duart e nje grushti te vogel privatesh,
Ne duam aksesin e sa me shume njerezve, sipermarresve ne burimet e pasurise kombetare-ne menyre te drejte, te barabarte dhe kokuruese;
Ju dhe Ti do te ofrosh sherbime te shtrenjta dhe vetem per ata qe kane te paguajne,
Ne duam te ofrojme sherbime publike per te gjithe-tani eshte koha qe edhe te varfrit te marrin ate sherbim publik qe i ofrohet edhe te pasurit.

Zoti Minister,
Ketu dallon dhe e majta ime nga e majta jote;
Ti e ke cuar te majten ne te djathten e ngushte e personale te Qeverise se Berishes, une e kam te majten ne te majten e gjere e popullore.

energjia.al, 21.02.2013