Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haxhinasto në ZIP për privatizimin e Albpetrol-it

Qeveria shqiptare ende nuk e ka te qarte se çfarë do te beje me Albpetrol-in.
Sipas ministrit  te Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, pasi qeveria shpalli te pavlefshme ofertën e “Vetro energy”, pasi kjo e fundit nuk firmosi kontratën, grupi i punës po vlerëson ofertat e tjera në garë per te parë nëse do bëhet ky  privatizim strategjik. Gjate bisedës ne emisionin ZIP, Haxhinasto foli edhe per largimin e CEZ dhe procedurat e mëpasshme, ndërsa kompania çeke ka deklaruar se do te çoje çështjen ne arbitrazh ndërkombëtar. Duke folur per gazsjellësin TAP, zv/kryeministri tha se shanset për te fituar ky projekt janë te mëdha, ndërsa renditi dhe përfitimet e vendit tone.

TV Vizion Plus, 19.02.2013