Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dhe … 550,000 euro te tjera per ceshtjen Qeveri vs CEZ

VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2013, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SHOQËRIE AUDITUESE NDËRKOMBËTARE PËR TË KRYER PROCEDURAT E AUDITIMIT TË SHOQËRISË “CEZ SHPËRNDARJE”, SH.A., DHE PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SHOQËRIE VLERËSUESE NDËRKOMBËTARE PËR VLERËSIMIN TEKNIK TË RRJETIT TË SHPËRNDARJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e vitit 2013, t’i shtohet fondi 550 000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro, nga i cili shuma prej 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, për përzgjedhjen e një shoqërie audituese ndërkombëtare për të kryer procedurat e auditimit të shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a., dhe    shuma prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, për përzgjedhjen e një shoqërie vlerësuese ndërkombëtare për vlerësimin teknik të rrjetit të shpërndarjes.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

energjia.al, 20.02.2013