Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Politizohet CEZ-i, rikthehen drejtorët e PD-së

– Sistemi i Operatorit të Shpërndarjes së energjisë është rikthyer katër vjet pas. Sistemi, jo vetëm është shtetëzuar, por në krye të tij janë rikthyer të gjithë drejtuesit që e çuan humbjet në këtë sistem në 150 milionë euro. Pas vendosjes në postin e Administratorit të Përgjithshëm të CEZ , Sehit Dollapi, ka urdhëruar rrotacionin në të gjithë drejtoritë në qarqe. Operatori i është kthyer skemës së vjetër.
Emërimet
Në 12 drejtori janë rikthyer ishdrejtuesit e OSSH-së. Administratori i ri ka rikthyer tre drejtori për kryeqytetin. Në postin e drejtorit të sektorit Tirana 1 është emëruar Fotaq Lango, ish-funksionar në këtë sistem para privatizimit. Në drejtorinë Tirana 2 është emëruar Arben Kasapi dhe në drejtorinë Tirana Politizohet CEZ-i, rikthehen drejtorët e PD-së Zbardhet skema e qeverisë për administrimin e kompanisë. Tirana me tre drejtori, shtohen 12 drejtorë në qarqe 3 është emëruar Leonard Çekzi. E njëjta skemë është ndjekur edhe në drejtoritë në pothuajse të gjitha rrethet e vendit. Kështu në qytetin e Durrësit shpërndarjen e energjisë do ta drejtojnë Neritan Gole, ish-drejtor në Drejtorinë e Patentave në këtë qytet. Në Korçë është emëruar drejtor dhe ka nisur reformën Pëllumb Beqiri, i cili deri tani ka shërbyer në drejtorinë e Tatimeve të këtij qyteti. Në qytetin e Shkodrës është emëruar Fran Pjetri, i cili ka shërbyer si shef finance nga OSSH në kohën që ky operator është drejtuar nga Sehit Dollapi si shef finance. Luan Rami është emëruar drejtor në Burrel, ka qenë edhe më parë në të njëjtin funksion. Në qytetin e Kukësit është emëruar Hajdim Elezi, në Berat Dritan Hazerdari, në Gjirokastër Altin Biraçi, në Elbasan Merxhan Leka dhe në qytetin e Feirit është emëruar drejtor Arjan Faskaj. Drejtorët e rinj të operatorit të sistemi të shpërndarjes kanë një emërues të përbashkët, njihen si simpatizantë të Partisë Demokratike.
Pagat
Përveç ndryshimit të mënyrës së organizimit të kompanisë dhe emërimeve të reja, Sehit Dollapi pritet të ndryshojë edhe formulën e pagesave në CEZ. Kështu paga më e lartë do të jetë nënivelin e 70 mijë lekëve të reja. Ndërsa pagat që variojnë nga 27- 40 mijë lekë të reja do të rriten me 15-30 % në fillim të muajit mars.
Struktura
Në kohën që operatori i sistemimit të shpërndarjes u privatizua borxhet që u trashëguan ishin deri në 150 milionë euro, ndërsa humbjet në rrjet arrijnë deri në 30 %. Në kohën që çekët u përzunë nga Shqipëria borxhi u rrit dhe humbjet në rrjet ndoqën të njëjtin trend. Ishin pikërisht këto tregues kryesorë që çuan Entin Rregullator të Energjisë në marrjen e vendimit për largimin e CEZ-it, prandaj emërimi i administratorit të ri duhet të sillte përmirësimin e këtyre dy treguesve. Ndërkohë puna në sistemin e shpërndarjes ka nisur me riformatimin e drejtuesve në qarqe, i cili pritet të pasohet edhe me largime dhe emërime të reja.
Faturat
Borxhet e CEZ Shpërndarje, 208 milionë euro
Kompani çeke ka lënë pas një borxh prej 208 milion euro. bëhet fjalë për fatura të pashlyera, detyrime që kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ ka ndaj KESH -OST dhe furnizuesve të tjerë privat, të cilat do të njihen në protokollin e likuidimeve që përcakton rregullorja. Sipas ERE-s, pjesa që çekët në Pragë duhet të paguajnë për shtetin shqiptar do të zgjidhet në bisedimet me Ministrinë e Ekonomisë, dhe nëse palët nuk bien dakord, çështja i kalon gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar. Nga ana tjetër sipas të dhënave, puna e kompanisë CEZ për dy muajt e fundit, që kur ERE nisi procedimin për heqjen e licencës ka pasur performancën më të dobët të gjithë viteve që kompania operoi në Shqipëri. Paralelisht autoritetet e energjetikës janë duke trajtuar edhe çështjen e 76 për qind të aseteve që CEZ i bleu shtetit shqiptar në 2009-ën. Por kompania private CEZ po vonon dhënien e dokumenteve referuar kompanive të tjera nënkontratore, ndaj Enti Rregullator i Energjisë kërkoi edhe një herë publikisht dorëzimin e çdo bilanci, për të njohur gjendjen e kompanisë.
Deklarata
Dollapi: Drejtuesit e CEZ, aktivë në terren
Në pothuajse të gjithë takimet që ka organizuar me strukturat në rrethe ku ka prezantuar edhe drejtuesit e rinj, Sehit Dollapi ka pohuar se do të bëjë të mundur që të gjithë drejtuesit dhe specialistet e kompanisë të jenë aktivë në terren, me qëllim shmangien e vjedhjeve dhe shtimin e arkëtimeve të faturave të papaguara. Administratori i Përgjithshëm i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi gjatë gjithë javës së shkuar ka kryer emërimet në shkallë vendi. Gjatë një deklarate të premten nga Elbasani Dollapi tha se “jemi duke kryer balanca mes institucioneve, ndërsa kemi nisur kontrollet ndaj tyre. Kush është debitor dhe nuk e paguan energjinë elektrike, do të procedohet penalisht nga ana e kompanisë”, theksoi ai,duke shtuar se “do të ushtrohen kontrolle tek qytetarët dhe në rast se konstatohen shkelje atëherë edhe për këta të fundit do të merren masa, të cilat do të nisin me gjoba”. Ndërkohë vetëm pak ditë pas emërimit administratori i përgjithshëm i operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, Sahit Dollapi, tha se e ka marrë kompaninë në një gjendje të vështirë teknike dhe financiare, me humbje dhe borxhe të shumta dhe me arkëtime të pakta. Dollapi deklaroi se për shkak të keqmenaxhimit të kompanisë nga drejtuesit çekë dhe jo për shkak të mungesës së energjisë, shumë zona të Shqipërisë kanë mbetur pa u furnizuar me energji elektrike. Përmirësimet e para të kësaj gjendjeje të vështirë mund të vijnë brenda dy muajve, duke motivuar punëtorët e thjeshtë me paga më të larta.
Arben Ahmetaj
Emërimet në sistemin e shërndarjes, në funksion të fushatës elektorale
Shkarkimet dhe emërimet në postet drejtuese në Sistemin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë vlerësohen si të motivuara politikisht dhe në funksion të fushatës elektorale nga anëtari i komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj. Sipas tij “banda” që ka marrë në dorë sistemin e shpërndarjes pas largimit të kompanisë çeke CEZ, do ta shkatërrojë këtë sistem pasi është e njëjta trupë që e rrënoi këtë sistem para privatizimit.
Sistemi i shpërndarjes së energjisë është kthyer sërish në administrim të shtetit. Si e vlerësoni këtë lëvizje. të kujt janë përgjegjësitë për dështimin e privatizimit?
Qeveria shqiptare që ka detyrat për sistemin është përgjegjësi i parë për dështimin e kompanisë së sistemit të shpërndarjes në Shqipëri. Në fakt qeveria shqiptare ka tentuar që t’i hedhë fajin në kompanisë çeke CEZ Shpërndarje, e cila është fajtore vetëm në 10 % të problemeve në sistem, ndërsa 90 % të përgjegjësive janë të qeverisë shqiptare, e cila ka dështuar në monitorimin e përgjithshëm që duhet t’i bënte sistemit dhe në rregullimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm që duhet t’i bënte të kryente në sistemin e shpërndarjes së energjisë.
Administratori i sistemit të shpërndarjes, Sehit Dollapi, ka nisur reformën me ndryshimin e drejtuesve në të gjithë qarqet e vendit. Si e vlerësoni këtë nismë?
Për sa i përket lëvizjeve që po bëhen në operatorin e sistemit të shpërndarjes unë dua të them që në OSSH ka një konfuzion legalo- administrativ sepse kompania çeke akoma ka në pronë asetet e shpërndarjes pa përjashtim, ndërkohë CEZ- it i është hequr licenca dhe i është vënë një drejtor transitor, cili duhet të rrijë 3-4 muaj deri në momentin që i gjithë ky pazëll i gjithë këtij kuadri administrativ do të vazhdojë. Ndërkohë qeveria shqiptare do të duhet që t’ja blejë ose do duhet t’ja shtetëzojë asetet CEZ-it dhe qeveria shqiptare nuk ka filluar të bëjë as njërën dhe as tjetrën. Ndërkohë lëvizjet janë gjithsesi përpjekje për të mbuluar një dështim janë përpjekje qesharake dhe në fakt janë lëvizje të cilat janë në funksion të fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Të gjithë lëvizjet që bëhen nuk ka në lidhje fare me përmirësimin pasi përmirësimi i gjendjes në shpërndarje për mbledhjen e të ardhurave apo gjithçka tjetër që ka të bëjmë me shpërndarjen duhet të ishin të thella dhe duhet të nisin nga koka, por të gjitha lëvizjet janë në funksion të fushatës elektorale. Pra administratori i cili është militant i Partisë Demokratike me urdhër partie është duke marrë dhe hequr njerëz nga puna vetëm në funksion të fushatës për të gënjyer disa njerëz për 2 ose 3 muaj.
Pjesa më e madhe e drejtorëve të rinj kanë qenë edhe më parë pjesë e OSSH-së, në kohën që administratori i tanishëm ka drejtuar sistemin e shpërndarjes. Si i vlerësoni këto emërime?
Është sjellë grupi që e shkatërroi sistemin e shpërndarjes sepse kur e ka marrë kompania çeke këtë sistem ishte në ditën e tij më të zezë dhe të gjithë shpresonim që kur e mori CEZ Shpërndarja të ringrihej, gjë e cila nuk ndodhi. E njëjta bandë që ka shkatërruar OSSH ka ardhur sërish në sistemin e shpërndarjes dhe banda do të vijojë të njëjtën punë. Shkatërrimin e sistemit në favor të fushatës elektorale.

Gazeta Shekulli, 18.02.2013