Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia çeke hetim për CEZ në Shqipëri (eng also)

Policia çeke ka nisur hetimin e investimit të CEZ në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga agjencia prestigjoze Reuters, sipas së cilës policia kundër korrupsionit po heton katër marrëveshje të grupit energjetik, përfshirë këtu edhe investimin e CEZ-it në Shqipëri.
E pyetur pas një artikulli të publikuar në gazetat çeke, zëdhënësja e CEZ, Barbara Pulpanova tha për Reuters se policia ka nisur të mbledhë informacione që prej më shumë se një viti në lidhje me këto marrëveshje.
“I kemi dhënë vazhdimisht informacionet e kërkuara policisë”,- tha Pulpanova, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë, as policia antikorrupsion dhe as ajo bashkiake nuk kanë bërë komente në lidhje me këtë lajm. Sipas agjencisë Reuters, një prej hetimeve përfshin edhe CEZ Shpërndarje, së cilës iu hoq licenca në janar të këtij viti.
“CEZ mund të humbasë deri në 200 milion euro nga investimi i tij në Shqipëri dhe e ka cuar cështjen në arbitrazh, kundër shtetit ballkanik”-raporton Reuters. Lajmi konfirmohet edhe nga Fox Neës, agjenci e cila citon një tjetër zëdhënës të grupit çek, Ladislav Kriz. Ky i fundit konfirmon se në 6 javët e fundit policia çeke ka kërkuar informacione specifike lidhur me transaksionet e kryera nga CEZ.
Në hetimin e policisë çeke është gjithashtu shitja e 50 % të aksioneve të minierës së qymyrgurit Mibrag në Gjermani dhe marrëveshja për furnizimin e magazinave në impiantin e energjisë bërthamore Temelin të CEZ lidhur me dyshimet për shkelje të ligjeve të prokurimit.
Në një lajm të publikuar sot në të përditshmen ‘Pragë Daily Monitor’, zëdhënësja e grupit energjetik CEZ, Pulpanova deklaron se grupi ka realizuar që nga viti 2005 investime jashtë vendit me një vlerë rreth 2.8 miliardë euro dhe nga këto investime problemet më të mëdha i ka hasur në Shqipëri.
Megjithatë sipas zëdhënëses, CEZ pret rikthimin e të gjithë investimit të vet jashtë vendit, përvec se në Shqipëri, për shkak se autoritetet shqiptare i hoqën licencën grupit çek dhe kështu CEZ humbi kontrollin e firmës së tij të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.

CEZ says Czech police investigating four of its deals
CEZ, central Europe’s largest listed company, said Czech police are investigating four of its deals including the sale of a German coal mine stake and an investment in Albania.
Responding to a Czech newspaper report on Monday, a spokeswoman for the majority state-owned power utility said police started asking nearly a year ago for information on the cases.
They also include a supply deal for a temporary spent-fuel storage facility at CEZ’s Temelin nuclear power plant and possible violations of procurement law, she said.
“We’ve been continuously giving them all the necessary information they required,” Barbora Pulpanova said. “We are not aware of any fault.”
She said she was unable to give further details.
The state anti-corruption police unit and municipal police declined to comment.
One of the probes involves Mibrag coal mines in Germany. CEZ sold its 50 percent stake to co-owner EPH, another Czech energy company, in 2011, and in return received heating company Energotrans. The deal was completed in June 2012.
An EPH spokesman said the company had not been contacted by police.
Another investigation involves CEZ’s Albanian distribution unit, which was stripped of its license in January.
CEZ could lose up to 200 million euros from its Albanian investment and is seeking arbitration against the Balkan state.
Pulpanova said police had also asked about a contract for the spent-nuclear fuel facility with Hochtief’s Czech unit. Hochtief was not immediately available to comment.

Reuters, 18.02.2013