Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, protestat për energjinë, largohet ministri i Financave

Ministri i Financave në Bullgari është larguar nga posti i tij pas valës së gjatë të protestave që kanë mbërthyer vendin kundër faturave të larta të energjisë elektrike.
Zyra për informimin e qeverisë ka konfirmuar largimin e ministrit të Financave, Simeon Gjankov. Protestat janë mbajtur në 20 qytete të vendit, ku ndër të tjera është kërkuar dorëheqja e kabinetit qeveritar bullgar. Protestuesit kanë kërkuar edhe largimin e distribucionit të energjisë nga Bullgaria, i cili kontrollohet nga kompania çeke, CEZ.
Protestat qenë disi të tensionuara, ku nuk kanë munguar gurët, fishekzjarret dhe domatet. Protestuesit dogjën në mënyrë demonstrative fatura të energjisë elektrike si dhe sulmuan zyrtarë të kompanive përkatëse.

Gazeta Shekulli, 18.02.2013