Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosove: MZHE mbështet projektet në energjinë e ripërtritshme

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka pritur në takim përfaqësuesin kompanisë Unienerg SH.A nga Gjermania, Skenderbeg Klaiqi, e cila merret me hulumtime shkencore në fushën e energjisë alternative dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të qelizave të energjisë.
Zv.ministri Hasani e ka njoftuar përfaqësuesin e Unienerg me kornizën ligjore dhe institucionale që ofron Kosova për investime në fushën e energjisë, ndërsa ka shprehur mbështetjen e MZHE-së për zhvillimin e projekteve në sektorin privat, me theks të veçantë në energjinë e ripërtritshme.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Unienerg, Skenderbeg Klaiqi, i cili njëherit është aksionar kryesor i kësaj kompanie ka shprehur interesimin e tij për të investuar në projekte të riciklimit të mbeturinave urbane me qëllim të përfitimit të derivateve të naftës, respektivisht energjisë elektrike.
Klaiqi, i cili është zbulues i Nano- qelizave të energjisë, ka bërë të ditur se në projekte të energjisë të ripërtritshme kanë shprehur gatishmërinë të investojnë edhe kompani tjera nga Gjermania.

energjia.al, 14.02.2013