Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Cook: Që TAP të jetë fitues, të nënshkruhet menjëherë memorandumi final

BP vlerëson marrëveshjen ndërqeveritare mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.
Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP ka marrë vlerësime nga drejtuesit më të klartë të BP, një nga aksioneret më të mëdha të konsorciumit Shah Deniz. Zëvendës presidenti i BP Al Cook shprehet se me TAP marrëveshjet kanë nisur që në muajin maj dhe janë më të avancuara duke qenë në avantazh kohor prej 6 muajsh. Me Nabucco na duhet ende të përfundojmë detajet e fundit të projektit dhe na duhet të rikuperojmë vonesat thotë Cook. Jemi të impresionuar nga marrëveshjet ndërqeveritare të ndërmarra nga Shqipëria, Italia e Greqia. Por Cook ka shtuar se duhet që sa më shpejt të jetë e mundur të nënshkruhet memorandumi final, përndryshe TAP do ta ketë të vështirë të përballet me Nabucco. Të gjitha marrëveshjet me Europën duhet të përfundojnë brenda muajit maj pasi  në qershor na duhet të zgjedhim se cilin tubacion duhet të përdorim Nabucoo apo TAP.  Konsorciumi i Shah Deniz i udhëhequr nga BP ka nisur fazën e dytë të zhvillimit të tubacionit në detin Kaspik Kemi bërë shumë progrese dhe aktualisht jemi në fazën më të avancuar të projektit. Sinjalet e progresit janë të dukshme, janë pajisje të shtrenjta dhe të vështira për tu instaluar në një det të mbyllur siç është Kaspiku. Prodhimi për tregtimi i gazit do të nis në vitin 2018 dhe në gjashtë muajt e parë të nisjes së prodhimit, BE do të furnizohet me gaz.

abcnews.com, 24.01.2013