Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosove: BENZINA, dallime të mëdha në çmime

Me paratë, me të cilat në Turqi blini një litër benzinë, në Venezuelë mund ta mbushni tërë rezervuarin.
E ku është Kosova? Më shtrenjtë se tek ne është në rreth 24 shtete, kryesisht evropiane.
Nëse analizohet tregu ndërkombëtar i naftës, del se benzina më së shtrenjti shitet në Turqi, kurse më së liri në Venezuelë, ku me paratë që në Turqi blini një litër, aty mund ta mbushni tërë rezervuarin.
Kosova, me tatimin më të ulët
Arsyet e dallimeve të këtilla në çmim, në nivel global, janë rezultat i politikave të ndryshme tatimore, të cilat i përdorin shtetet në tregun e derivateve të naftës. Derisa shtetet evropiane, në parim, karburantet motorike të naftës i ngarkojnë me tatime të larta, në një numër të madh të vendeve aziatike dhe të Amerikës së Jugut, ato subvencionohen nga shteti. Në vendin tonë çmimet e karburanteve të naftës janë pothuajse të njëjta me vendet
e zhvilluara evropiane edhe shteti aplikon tatime për këtë produkt, kryesisht më të ulët se në vendet evropiane. Përderisa çmimet e benzinës në Kosovë janë 1.32 euro, ndërsa tatimohen me 0.55 euro apo 40 %. Për shembull, pjesëmarrja e tatimit në çmimin e benzinës është më e larta në Turqi dhe arrin vlerën prej 72%.

www.kosova-sot.info, 16.01.2013