Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria e anulon licencën për kompaninë ÇEZ

Autoritetet e Shqipërisë thonë se licenca për kompaninë çeke ÇEZ, për operimin e rrjetit shpërndarës elektrik në këtë vend, do të anulohet aty kah fundi i muajit, pas mospajtimit ndërmjet kompanisë dhe qeverisë, që ka çuar në ndërpreje të gjata të rrymës, në mes të dimrit.
Zëdhënësja e Rregullatorit shtetëtor të energjisë, Entela Çipa, tha sot se kanë filluar procedurat kundër kompanisë ÇEZ Shpërndarje, që ka 76% të aksioneve në operatorin e shpërndarjes.
Nuk është e qartë se kur do të shpallet tenderi i ri.
Kompania ÇEZ ankohet për mospagesa të faturave, ndërsa qeveria, që pritet ta marrë menaxhimin e rrjetit, pretendon se ÇEZ-i ka dështuar t’i realizoj investimet sipas marrëveshjes,
Në gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe pjesë të kryeqytetit Tirana, ka pasur mungesë ditore të rrymës elektrike.

Radio Evropa e Lire, 10.01.2013