Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZRRE-ja pranon 9 kërkesa për prodhim të energjisë nga uji e era

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar nëntë kërkesa gjatë vitit 2012 nga kompani të ndryshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë nga uji apo era në territorin e Kosovës. Në total janë bërë 14 kërkesa për ndërtimin e hidrocentraleve apo gjeneratorëve me erë për prodhim të energjisë. Kapacitetet e të gjitha hidrocentraleve apo gjeneratorëve me erë janë rreth 174 megavat.
Këto të dhëna janë pjesë e një raporti të shkurtër të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërmarrjet, të cilat kanë aplikuar në këtë institucion për marrjen e autorizimit për ndërtim të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtërishme, të publikuar në muajin dhjetor të vitit 2012. Të gjitha kërkesat që kanë ardhur në vitin 2012 ende nuk kanë marrë autorizimet preliminare.

Gazeta Koha Ditore, 04.01.2013