Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zeri i Amerikes per naften dhe energjine: Albpetrol, oferta prej 850 milion eurosh rrezikon t’i ngjajë më tepër një flluske!

Megjithëse afatet ligjore janë mbyllur që në fillim të dhjetorit autoritetet prapë po presin me shpresën se një ditë paratë do të vijnë. Afër 110 milion euro të tjera të
Viti u shoqërua me ngjarje, që arritën kulmin në muajin nëntor, kur vendi kujtoi dhe festoi me madhështi 100 vjetorin e pavarësisë.
Viti 2012 thuajse nuk pati asnje ndryshim nga ai i mëprshmi. As përvjetori i 100 i pavarësisë nuk shërbeu si shtysë që klasa politike të gjente paqe qoftë edhe për një moment. Zgjedhja e presidentit të ri të vendit u shoqërua me polemika. Ngërçet e vazhdueshme do të bëheshin sërish pengesë për të hedhur një hap përpara drejt integrimit europian. Ndërsa efektet e krizës ekonomike do të ndjeheshin si asnjëherë më parë.
EKONOMIA
Kriza e cila vazhdon të mbajë të mbërthyer veçanërisht eurozonën, u ndje fort në ekonominë shqiptare. Rritja e saj ra ndjeshëm. Ndërsa gjatë gjithë 12 muajve, investimet dhe konsumi mbetën të ulta. Qeveria nuk mundi të mbajë nën frena borxhin publik. Nevoja për fonde e financime bëri që në fund të vitit ajo të vendoste rritjen e kufirit, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare për rreziqet e një lëvizjeje të tillë.
Asnjë shenjë nuk premtonte përmirësim të situatës ekonomike dhe ndonëse edhe një vit më parë ishte detyruar të ndërhynte në buxhet për shkak të pamundësisë së realizimit të objektivave të saj, edhe për 2012 qeveria u tregua tejet optimiste në parashikimet e saj për një rritje ekonomike prej 4.3 përqind. Një parashikim, i cili do të tronditej që në fillim të vitit nga të dhënat e tremujorit të parë, kur sipas Instat rritja kishte qenë negative me -0,2 përqind. Më tej situata do të përmirësohet, dhe në tremujorin e dytë rritja do të jetë 2,04 përqind.
Pothuajse gjatë gjithë vitit Banka e Shqipërisë përsëriti në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për rënien e konsumit dhe investimeve private. Ajo ndërhyri dy herë duke ulur në mars dhe korrik normën bazë të interest duke e çuar në 4 për qind, ndërsa në mesin e vitit guvernatori Ardian Fullani do të pranonte se rritja do të ishtë më e ulët edhe se vetë parashikimet e Bankës, nisur nga të dhënat e ecurisë së deriatëhershme “të cilat kanë zhvendousr në kahun rënës projeksionet tona bazë për ecurinë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit”.
Në shtator edhe qeveria do të rishikojë në ulje parashikimet e saj. “Do të jetë një rritje rreth 3 përqind, e zvogëluar në krahasim me objektivin”, do të deklaronte ministri i Financave Ridvan Bode. Ndërsa në fund të vitit qeveria do të pranojë një shifër edhe më të ulët mes 1 dhe 2 përqind, duke ju afruar kështu më shumë parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare për një rritje mes 0,5 dhe 1 përqindshit. Industria dhe ndërtimi janë sektorët më të prekur. Ky i fundit prej muajsh në asfiksi të plotë. Ndërsa oksigjeni i financimeve nga bankat erdhi duke rënë gjithnjë e më shumë. Kreditë e këqija regjistruan një rritje progresive me afër 4 pikë duke shkuar në afër 29 përqind.
Një debat i fortë do të zhvillohet për borxhin publik, për të cilin qeveria premtoi në fillim të vitit reduktimin e tij. “Jemi në parametrat 58.9 të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi publik do të tentojë të normalizohet në parametrat e vitit 2007-2008”, do të deklaronte zoti Bode më 13 janar. Por në të vërtetë borxhi do të vijë duke u rritur e duke kapërcyer nivelin 60 përqindshit në fund të vitit, ndërsa për 2013 parashikohet në 62,6 përqind. Një nivel, i cili konsiderohet kërcënues nga institucionet ndërkombëtare.
Një tjetër kërcënim është situata energjitike. Më shumë se sa nga moti e keqja këtë herë erdhi nga brenda. Një konflikt i gjatë mes autoriteteve dhe kompanisë çeke, që kontrollon sistemin e shpërndarjes po e mban pezull sektorin me pasoja të rënda financiare. Çekët kanë njoftuar shitjen e aksioneve ndërkohë që Enti Rregullator pritet të vendosë heqjen e licencës. I deklaruar si një sukses, ky privatizim rezultoi në një dështim.
Ndërkohë pikëpyetje të mëdha po shoqërojnë një tjetër privatizim, atë të kompanisë Albpetrol. Oferta e bujshme prej 850 milion eurosh e një konsorciumi që fillimisht u paraqit si amerikan por që më pas doli se kontrollohej nga sipërmarrësi shqiptar Rezart Taci, rrezikon t’i ngjajë më tepër një flluske. “Kontrata nuk është nënshkruar. Kompania nuk ka depozituar 20 përqindshin e garancisë”, u shpreh më 10 dhjetor zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj.
Megjithëse afatet ligjore janë mbyllur që në fillim të dhjetorit autoritetet prapë po presin me shpresën se një ditë paratë do të vijnë. Afër 110 milion euro të tjera të ofruara nga turqit e Kurum, pritet të merren nga shitja e katër hidrocentraleve, Ulëza, Shkopeti dhe Bistrica 1 e 2.

Zeri i Amerikes, 28.12.2012 (me shkurtime; titulli redaksional)