Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Lirohet çmimi i gazit dhe nxehjes qendrore

Në vitin 2013 qytetarët e Maqedonisë do të kenë mundësinë të disponojnë me gaz më të lirë prej kur që importuesi Makpetrol konfirmoi që në negociatat me kompaninë ruse “Gaspromeksport” ka shënuar rënie të çmimit të gazit natyror për 10, 45 për qind.
Për shkak që në dhjetor komisioni rregullator e caktoi çmimin përfundimtar të gazit, duke përfshirë edhe TVSH-në, të kushton 36,3denarë, kjo nënkupton që prej 1 janar ky çmim do të ulet në 32,50 denarë, respektivisht çmimi do të ulet për 3,8 denarë.
Pritet që pjesëmarrja e gazit natyror në shpenzimet e përgjithshme të Ngrohtores për punimin e ngrohtoreve që kalon 70 përqindëshin, realisht të zvogëlon edhe çmimin e parnos.
Sipas kryetarit të komisionit rregullator, Petrov, çmimi momental mundëson punim profitabil të Ngrohtores dhe firmave të saja si motra.

www.zhurnal.mk, 18.12.2012