Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ: Vonesat e riparimeve, pasojë e gjendjes se veshtire financiare

CEZ Shpërndarje njofton të gjithë publikun dhe institucionet shtetërore përkatëse se shoqëria në asnjë rast nuk ka ndërrmarrë asnjë shkëputje të energjisë elektrike në mënyrë të qellimshme. Duam të bëjmë me dije për të gjithë publikun se ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ardhur si pasojë e motit të keq, stuhive te stinës si dhe në disa raste si pasojë e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet nga persona të paautorizuar. CEZ Shpërndarje vetëm gjatë fundjavës ka mobilizuar më tepër se 800 punonjës në terren, për të zgjidhur në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase cdo defekt. Ashtu si dhe në fillim të vitit, kur kompania vetëm për të mos lejuar rikthimin e ndërprerjeve të furnizimit me energji të konsumatorëve, mbarti të gjithë koston financiare që ky vendim solli, edhe në këtë moment, CEZ Shpërndarje po bën të gjitha përpjekjet për të furnizuar të gjithë konsumatorët në një situatë ku konsumi ditor i energjisë ka mbërritur në 26.5 milion kwh në ditë, të dhëna këto që rezultojnë 25% më të larta se sa muaji paraardhës dhe 20% më tepër se e njëjta periudhë vitin e kaluar. Për fat të keq, vonesat e shkaktuara nga zëvendësimi i pajisjeve të djegura dhe aseteve të tjera, ashtu sic kemi sqaruar dhe më parë, vijnë si pasojë e gjendjes se veshtire financiare të kompanisë. Për më tepër, së fundmi llogaritë e shoqërisë janë bllokuar edhe si pasojë e titullit ekzekutiv në vlerën prej 430 milionë Lek të reja qe ERE ka dërguar në të gjitha bankat e nivelit të dytë. Për gjendjen, janë vënë në dijeni të gjitha institucionet përkatëse përfshirë METE. Kjo e fundit është vënë në dijeni gjithashtu dhe për kërkesën e CEZ Shpërndarje për porositë për materiale, të kryera nga shoqëria. METE-s në cilësinë e aksionarit i është kërkuar të aprovojë buxhetin për kërkesat për materiale por duke qenë se nuk ka patur asnjë reagim nga ana e tyre, na u desh të presim 3 javët e afatit ligjor sipas statutit të shoqërisë, për të vijuar me porositë. Aktualisht jemi në pritje të një sasie prej afërsisht 100 transformatorë, të dërguar nga CEZ brenda kësaj jave.
Gjithashtu, sqarojmë se sic kemi bërë të ditur edhe më parë, si rezultat i vjedhjes së energjisë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, kanë ndodhur stakime të energjisë elektrike (kanë rënë linjat) në disa fidera të cilët paraprakisht kanë qenë të ngarkuar pranë kufijve maksimal. Për menaxhimin e kësaj situate, CEZ Shpërndarje ka arritur edhe marrëveshje për bashkëpunim me autoritetet lokale pwr tw ndalur keqpërdorimin dhe rritjen e paarsyeshme tw ngarkesës si rezultat i vjedhjeve dhe ndërhyrjeve abuzive në rrjet. Në zonat problematike si mëtej:Kombinat/Tirane që furnizohen nga fiderat 3F,8F dhe 18F,Postribe/Shkoder që furnizohet nga fideri 15, Rrethina/Shkoder furnizimi i së cilës kryhet nëpërmjet fiderit 5 si dhe Mamurras nëpërmjet fiderit 3 dhe Krujë nëpërmjet fiderit 1., punonjësit e kompanisë në terren po punojnë gjatë të gjithë kohës për shkëputjen e të gjitha lidhjeve të palgjigjshme të cilat po mbingarkojnë rrjetin, në mënyrë që ta kthejnë atë në gjendjen normale dhe sipas standarteve të funksionit teknik të vendosura sipas rregulloreve përkatëse teknike te zbatueshme ne shtetet anëtare të BE.

energjia.al, 17.12.2012