Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji: Kompania amerikane EmberClear synon miliona investime në Kosovë

Drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, presidenti i Bordit, Erolld Belegu dhe drejtori ekzekutiv, Arian Zeka, pritën në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë energjetike amerikano-kanadeze “EmberClear” e cila planifikon që të investojë në Kosovë.Drejtuesit e Odës Amerikane mirëpritën planet e kompanisë “EmberClear” për investime në vend, si një indikator i rëndësishëm se me gjithë vështirësitë e shumta në ambientin e të bërit biznes, Kosova mbetet një vend tërheqës për investitorët e huaj. Ata vlerësuan se projektet e tilla janë të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit si dhe për luftimin e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanisë “EmberClear” shpalosën para drejtuesve të Odës Amerikane detajet e planit të tyre për investime në vlerë prej 700 milion eurosh për zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike në vend.
Gjatë takimit u theksua rëndësia që institucionet e vendit të miratojnë sa me prioritet kornizën e nevojshme legjislative e cila do të mundësonte thithjen e më shumë investimeve të ngjashme nga investitorë të huaj.

Gazeta Koha Ditore, 13.12.2012