Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia është e interesuar për rritjen e blerjeve të gazit rus

Kjo u njoftua nga Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Yildiz në Anapa, ku u inaugurua fillimi i ndërtimit të gazsjellësit rus “South Stream”.
Kjo temë, sipas fjalëve të tij, është diskutuar gjatë vizitës në Turqi të Presidentit rus Vladimir Putin. “Dhe përgjigja e tij ishte:” Po, dërgesa shtesë do të ketë”, – tha Ministri turk.
Ai shtoi se tani për tani Turqia nuk ka në plan të bëhet aksionere e “South Stream”, por ajo e mbështet këtë projekt dhe është e gatshme të japë lejen mjedisore për ndërtimin e gazsjellësit.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 08.12.2012