Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Intervistë e gjatë e Ministrit të Ekonomisë në Ora News tek Tonight Ilva Tare

Katër hidrocentralet, Shkopet e Ulez në veri dhe Bistrica 1 e Bistrica 2 në jug të vendit, do të dalin për të dytën herë në ankand më 21 dhjetor, pas dështimit të tenderit të METE në shtator të këtij viti, ku kompanitë që kishin shprehur interes nuk paraqitën asnjë ofertë. Lajmi është bërë i ditur nga numri një i METE, Edmond Haxinasto në RTV Ora News në një intervistë për Tonight Ilva Tare. Haxhinasto ka qetësuar edhe qytetaët shqiptarë lidhur me mundësinë e një krize energjitike përballë një largimi të mundshëm të kompanisë CEZ Shpërndarje, ku dhe pse tha se momentalisht janë në fazën e negociatave, ai nuk përjashtoi si opsion largimin e CEZ, por shtoi se Ministria që ai drejton dhe institucionet e tjera janë të pregatitura, qoftë edhe për privatizimin e saj shteti. Intervista e plotë vijon si më poshtë:
Si ishte ky buxhet?
Buxhet i cili arrin të realizojë prioritetet e saj vecanërisht në drejtim të rritjes së prodhimit vendas, rritjes së punësimit, rritjes së volumit të tregtisë, vecanërisht të eksporteve. Por edhe objektiva të tjera. Është një buxhet më i vogël por ska prekur substancën që Minsitria jonë synon të realizojë. Është rruga e vetme për të dalë nga kriza e gjatë që ka mbërthyer europën dhe fqinjët, por edhe për një element tjetër të rëndësishëm, rritjen e puinësimit, parashikohet hapja e 13.000 bizneseve të reja vitin e ardhshëm.
CEZ një problem i madh për qytetarët dhe qeverinë, cpo ndodh me kompaninë?
Performance e saj ka qenë shumë problematike, ska arritur të realizojë objektivat dhe detyrat e saj, problemet tashmë janë akumuluar.Një performancë problematike, me tregues jashtëzakonisht negative me rënie të vazhdueshme, por kompania mëmë është fokusuar në cështje të tjera jo ato të shpërndarjes.
CEZ fajëson KESH?
Ka dy mënyra për tu trajtuar, e para me negociata sic ka filluar, por nga ajo që rezulton nga analiza e dokumentave shikojmë që kjo kompani ka pasur performancë shumë e dobët. Mënyra e dytë është për shkuar në arbitrazh, në gjyq. Është ngritur një ekip negociator që kryesohet nga unë dhe një sërë institucionesh të tjera si Ministria e Financave, përfaqësues të KESH etj. Brenda këtij viti do të arrijmë të marrim drejtimin më optimal që do jetë në shërbim të konsumatorit.
Cilat janë opsionet në tavolinë?
Këto smund të thuhen publikisht. Po punohet për zgjidhjen e situatës, largimi i Kompanisë është një opsion.
Do kemi një krizë energjitike për këtë vit, KESH ska më fonde për blerje ?
Absolutisht që do kemi drita. KESH ka plotësuar të gjitha nevojat e pa realizuara nga CEZ për importim në mënyrë që të mbulohen humbjet. KESH është mbështetur vazhdimisht nga qeveria. Nëse është e nevojshme do merren kredi, ka dhe programe donatorësh që mbështesin KESH. Një shenjë e mirë është edhe rritja e nivelit në hidrocentrale. Me CEZ apo pa të furnizimi dhe detyrimet e qytetarëve vazhdojnë njësoj. Të gjitha institucionet që kanë për detyim menazhimin e situatave të tilla do të inkuadrohen për zgjidhje, qoftë edhe me privatizim nga shteti. Kur ndërmerren privatizimet mendohet se do jenë efikase, do ketë mundësi për investime, rritur performancën, kjo s’ndodhi dhe ne s’mund të jemi indiferentë.
ERE nuk rriti cmimin e energjisë, a është lajm i mirë për konsumatorin por edhe për sistemin, ka qenë kërkesë e CEZ?
CEZ i janë plotësuar kërkesat që ka bërë. Është arritur një marrëveshje me të për njohjen e borxhit të KESH, u ra dakord por CEZ nuk e zbatoi. Ky është një lajm i mirë për konsumatorët.
Për cfarë ishte i nevojshëm vendimi i ERE për heqjen e licencës për CEZ, si do jetë zgjidhja kur kjo kompani është pronare e CEZ?
Në bazë të ligjit një kompani që s’realizon detyrimet që ka në bazë të deklaratës rregullatore duke bërë procedurat arrin në një pikë që licenca hiqet, nuk është fundi i botës, kushdo qoftë ajo. Furnizimi do të vazhdojë. Ky ka qenë modeli i tregut ku u mor vendimi nga ana e CEZ për tu futur.
Mund ta fitojë Shqipëria gjyqin?
Është një cështje ligjore, garancia është vendosur për raste shumë të qarta, që kanë të bëjnë me performancën, ndryshimin e tregut rregullator që nuk ka ndodhur. Unë jam optimist që po, por vendos gjykata në fund të fundit.
Prishet imazhi i investimeve në Shqipëri?
Aspak, nga të gjitha kontaktet që kemi meinvestitorë të huaj dhe institucione ndërkombëtare rezulton se nuk është rast i klimës së keqe të biznesit, por i performancës së dobët të kompanisë.
Ka dështuar privatizimi i HECE-ve?
E vërteta është ndryshe, ka një dinamikë pozitive në ndërtimin e HECE-ve. Vetëm brenda këtij viti do të përfundojnë rreth 50 HECE, paratë ekzistojnë, mbi 60 kontrata janë përfunduar. Janë dhe projekte të tjera si ai i Vjosës, hidrocentrali i Skavicës, të gjitha këto do sjellin një situatë tjetër, uljen e importit, madje dhe eksportin. Jemi duke punuar edhe për burime të tjera energjie, si me gazin, jemi në rrugë të mbarë me projektin e TAP, jemi duke punuar fort me marrëveshjet dhe lobimin që po bëjmë gjë që do ndikojë garantimin e furnizimit te qytetareve me energji me nje kosto shume me te lire. Në datën 21 dhjetor do jetë ankandi tjetër i HECE-ve. Kemi hequr një provicion që nuk është shumë logjik, që një kompani të kishte vite të tëra dhe dekada që merrej me energji. Kjo është nonsense, ai që ka para do të gjejë menaxhuesin më të mirë për vete. Duhet të jemi realist, sduhet të biem pre e steriotipeve të vjetra. Një zhvillim tjetër pozitiv është mundësia e shitjes së gjithë kësaj energjie te KESH, pra e kanë tregun të garantuar.
Jemi renditur të fundit në rajon edhe nga përceptimi për korrupsionin, cili është komenti juaj?
Kjo është produkt i një sërë faktorësh. Në 2008 Shqipëria ndërmorri një nismë shumë të rëndësishme në këtë drejtim. Por ka edhe tregues të tjerë, sic është menaxhimi i parave publike, ka një ulje të shpenzimeve, apo rritjen e investimeve, të të bërit biznes në Shqipëri, po kështu për klimën e biznesit. Produktet shqiptare po bëhen gjithmonë e më konkurrues. Korrupsioni nuk është abstrakt. Duhet ta shohim në një tablo më të gjerë, nga performance ekonomike nga indikatorë të tjerë. Ka një qeverisje sot që s’ka korrupsion.
Konkurrueshmëria element kyc për tregëtinë, lidhur me eksportet cfarë masash keni marrë, heqja e TVSH për makineritë?
Shikojmë një qëndrueshmëri, rritje të eksportit dhe punësimit. Edhe ky sektor ka sfidat e veta, në mënyrë që edhe lëndët e para të prodhojnë në Shqipëri, për të krijuar brandin shqiptar.ajo që duhet bërë, kjo terësi masash do të ishte mirë që kjo të llogaritej dhe për një vend pune të krijuar një x shumë parash nga qeveria. Një tjetër element është edhe rritja e konkurueshmërisë, në rritjen e njohjes së brandeve shqiptare në botë. Të gjitha përpjekjet duhen parë si të integruara. Të gjitha këto masa kanë pasur sukses, kemi një rritje 20% të eksportit ndër vite.
Si po shkon tregëtia me rajonin?
Kur ka filluar CEFTA në 2006, është rritur 5 herë tregëtia me rajonin. Asnjëherë sjemi të kënaqur. Trendet janë shumë pozitive, jam i kënaqur për shtrirjen e këtij formati të tregëtisë së lirë edhe me Kosovën.
Cilet janë sektorët më të rëndësishëm?
Natyrisht që energjia, ndërtimi i hidrocentraleve, industria minerale që ka nevojë për reformat ë tilla, me rëndësi projekti i TAP, hidrokarburet. Prodhimi mbetet i rëndësishëm. Bujqësia është një sektor tjetër dhe pse jo në kompetencën tonë. Duhet rritur kontributi i këtij sektori në mënyrë që të realizojmë një industri agro-përpunuese. Po kështu turizmi është një tjetër sektor i rëndësishëm, ka nevojë për një miksim mes atij detar dhe malor.
Edhe në turizëm mungojnë emra të rëndësishëm, pse?
Në dijeninë time edhe kompani si Zara kanë interes të investojnë në Shqipëri. Cdo investitor që vjen në Shqipëri nuk e shikon përqëndrimin vetëm brenda Shqipërisë, por duhet punuar edhe në këtë drejtim për afrimin e këtyre kompanive në vendin tonë.
Cfarë ka ndodhur me gjobën e ACR?
Opozitës i jemi përgjigjur në mënyrë institucionale, ACR ka disa detyrime në industrinë minerale, është rënë dakord, nëse është ekzekutuar duhet ta kontrolloj. Por ky sektor ka nevojë për një reformë të thellë. Ka nevojë që këta operatorë të respektojnë në mënyrë rigoroze standardet e sigurisë dhe prodhimit.
Jemi në një vit elektoral, LSI do të përballet me rezutatet që ka arritur në qeveri?
LSI duhet të jetë vëtet e vlerësuar në gjykimin e realizimit a atyre objektivave me të cilat hyri në koalicion, si lëvizja e lirë, menaxhimi i mirë i krizës ekonomike që ka përfshirë të gjithë rajonin e më gjerë. Përpjekjet e vazhdueshme të LSI për normalizimin e situatës duhet të vlerësohen.
Ju shkoi dëm sakrifica kur jemi përballë dështimit të statusit?
Nëse do bëni një vlerësim të kontributeve të LSI do të shikoni se ka qenë gjithmonë në vendin e duhur për të bërë kompromis, në mënyrë që interesa e vendit të ishin prevaluese mbi ato partiake. Kjo është një thirrje që LSI në të ardhmen duhet mbështetur më shumë për të qenë sa më dominuese.ky status duhet të ishte marrë këtë vit nëse do të ishte realizuar detyrimi ndaj qytetarëve shqiptarë. Nëse ka një kritikë të vazhdueshme është për mënyrën si zhvillohet politika në Shqipëri, se si bllokohen ligjet për integrimin për cështje që s’janë relevante.
Ka dhe rekomandime të tjera si korrupsioni, zbatueshmëria e ligjit etj?
Duhet kuptuar që integrimi s’është një garë mes forcave politike, është një përpjekje e përbashkët kombëtare. Në analizë finale është vendi që penalizohet ose shkon përpara. Brukseli nëse shikojmë progress-raportet, kërkesat e tij, shikojmë se ka një njohje shumë pozitivenë luftën kundër korrupsionit, ajo është luftë permanente e cdo qeverie, nganjëherë kjo është e matshme. Ajo mbetet një përpjekje permanente e cdo qeverie, s’mund të ketë luftë kundër korrupsionit nëse s’ka një presion të vazhdueshëm të qytetarëve për të denoncuar raste të tilla.
Përvec se kohë, cfarë humb tjetër Shqipëria nëse humb statusin?
Humb projektin e fondeve IPA. Viti i ardhshëm ka dinamika të caktuara në BE. Problematika mund të jetë komplekse, më e rëndësishme është që pamundësia e kuptimit të një kërkese kaq supreme që ka qytetari shqiptar që s’do të dijë interesin e asnjë force politike.
Cfarë do të bëjë LSI lidhur me koalicionet, kur sa i përket objektivit të integrimit dështoi?
Integrimi europian është një proces I gjatë, nuk ka vetëm data, ka të bëjë me realizimin e standardeve, mënyra si bëhet politikë. Kemi kërkuar uljen e palëve, kemi qenë kritik për bojkotin e opozitës, kritik për kushtëzimin e tre ligjeve me cështjen e Fierit. Këtë pozicion do ta mbajmë.
A ka ndryshuar dicka në sjelljen zyrtare të Tiranës në lidhje me vendet e tjera të rajonit, po flasim për ndryshim kufinjsh?
Nuk e gjykoj dicka të tillë, shqiptarë festuan pavarësinë në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë se integrimi është një proces i pandalshëm. Në këtë process ata kanë realizuar shumë nga ëndrrat e tyre. Sa më shumë që ata kontribuojnë për integrimin në Europë aq më afër jemi dhe realizimit të ëndrrës kombëtare të bashkimit kombëtar, të jetojnë kudo, tregëtia e tyre të jetë pa kufizime, të punojnë sot, të lëvizin lirisht. Ekonomitë tona të integrohen
Pse u shqetësua Athina?
Unë smund të komentoj mbi komentet e tjera, por di të them që populli shqiptar do të vazhdojë te jetë paqësor.
Pse reagoi DASH atëherë?
Besoj që frymë që dominon në botën shqiptare është ajo patriotike që ndryshon shumë nga nacionalizmi, është ai që respekton vetveten dhe cdo qytetar tjetër dhe këtë e kemi treguar përgjatë gjithë historisë sonë. Ndryshe nga nacionalizmi që përjashton të tjerët dhe nuk i shikon si bashudhëtare drejt një objektivi si integrimi i rajonit dhe këtu Shqipëria ka një rol shumë konstruktiv.
Ka albanofobi?
Ka, ka pasur gjithmonë dhe do vazhdojë të ketë. Nuk është menduar në dy dekada që të ndodhte ajo që ndodhi në 28 nëntor. Unë e di se ku po shkojnë shqiptarët, satë zgjuar janë ata për të mos rënë pre e devijimeve të momentit.
Si ju duket projekti i Kryeministrit shqiptar për dhënien e shtetësisë, mund të rrezikojë rikthimin e vizave?
Do ta shikoja një shprehje shumë të qartë të integrimit të gjithë botës shqiptare. Nuk i kanë bërë dëm askujt, kudo ku kanë vajtur. Thelbi i tij është reflektim i idelait të madh që kanë shqiptarët për bashkim, integrim dhe progres.

TV Ora News, 07.12.2012