Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haxhinasto: Kontrata e privatizimit të Albpetrol në proces

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, nuk ka komentuar negociatat për privatizimin e kompanisë ‘Albpetrol’. Tashmë që afatet ligjore kanë përfunduar prej disa ditësh, ai ka deklaruar se do të jetë Komisioni i Vlerësimit të ofertave që do të dalë me një raport për këtë proces. Sipas kreut të Ekonomisë, Komisioni i Vlerësimit është duke punuar edhe në këto momente që po flasim dhe do të marrë vendimin përkatës sa i takon gjithë procesit.
Kjo është përgjigjia e dhënë nga kreu i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ndërsa është pyetur nga gazetarët për privatizimin e Albpetrolit. Ashtu sikurse duket, ministri Haxhinasto ka dashur të shmangë përgjigjet e gjata, duke mos dhënë asnjë detaj më tepër se si po shkon procesi i privatizimit i kompanisë “Albpeptrol”. Kompania që u shpall fituese për privatizimin është konsorciumi amerikan Vetro Energy, që ka si pjesë të tij edhe prezencën e një biznesmeni shqiptar.
Ndërkaq, sipas burimeve nga dikasteri i ekonomisë konstatohet se privatizimi i Albpetrolit është duke kaluar hapat e saj ligjorë. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë informacion konkret se çfarë po ndodh dhe se a do të finalizohet ky proces brenda këtij viti.
Llogaritë ligjore treguan se para disa ditësh skadoi edhe afati i dytë për shitjen e kompanisë së naftës “Albpetrol”. Në vendimin për privatizimin parashikohej që kontrata e shitjes mes Ministrisë dhe kompanisë duhet të bëhej maksimalisht 60 ditë pas shpalljes së fituesit, ditë të cilat kanë kaluar tashmë. Një nga fazat në të cilat duhet të kishte mbërritur tashmë kontrata ishte pagesa prej 20 për qind e vlerës, së privatizimit, e cila në total ishte 850 mln euro. Por, deri tani nuk ka asnjë informacion për këtë pagesë.

abcnews.al, 06.12.2012