Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE, më në fund raport për shkeljet e CEZ

Enti Rregullator i Energjisë u kujtua më në fund të kapë me shkelje kompaninë CEZ Shpërndarje. Kjo pas protestave masive dhe denoncimeve në publik nga opozita për vjedhje të përbashkëta CEZ-ERE.
Konkretisht ERE po reagon për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e Kombinatit në Tiranë dhe në Mamurra pas protestave masive të qytetarëve në këto dy qytete. Burime zyrtare pranë ERE-s bëjnë të ditur se ditën e djeshme është përpiluar raporti për shkeljet, pas monitorimeve të kryera. Sipas Entit Rregullator, në nënstacionet e Kombinatit dhe Mamurrasit mungojnë pajisjet mbrojtëse të fidrave, që duhet të ishin vendosur nga CEZ. Në mungesë të këtyre pajisjeve, fiderat bien dhe ndërpritet energjia për konsumatorët, çka përkthehet në përfitim për kompaninë.
Burimet e mësipërme shpjegojnë se këto shkelje do të përdoren si argumenta në momentin që do të diskutohet vendimarrja për licencën e CEZ. Afati që kompania çeke të dorëzojë pretendimin e saj lidhur me fillimin e procedurave për heqjen e licencës është data 15 dhjetor. Mësohet se deri me tani, CEZ nuk ka dorëzuar pranë Entit asnjë ankesë.

Gazeta Shekulli, 04.12.2012