Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ: Mungesa e energjisë, si pasojë e lidhjeve të paligjshme

CEZ Shpërndarje sqaroi sot publikun se mungesa e energjisë në disa zona të Tiranës, Kombinat dhe Laprakë, si dhe në Mamurras, ka ardhur si pasojë e lidhjeve të paligjshme, të cilat ngarkojnë rrjetin dhe shkaktojnë stakime automatike të tij. CEZ Shpërndarje ka denoncuar vazhdimisht dëmin që lidhjet e paligjshme i shkaktojnë jo vetëm kompanisë por edhe klientëve të rregullt. Në këtë vazhdë, kompania prej kohësh po zhvillon një fushatë intensive për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të cilat dëmtojnë rëndë rrjetin që furnizon edhe klientët e rregullt duke dëmtuar njëkohësisht dhe financat e kompanisë nëpërmjet vjedhjes së energjisë. Kundër fenomenit negativ të vjedhjeve të energjisë, CEZ Shpërndarje po përdor të gjitha mjetet që disponon, por këto përpjekje kërkojnë gjithashtu ndihmën e autoriteteve lokale, të organeve të rendit dhe vetë komunitetit.
Gjithashtu, CEZ Shpërndarje informon të gjithë publikun se për shkak të motit të keq dhe defekteve të shumta shkaktuar prej tij, kanë mbetur pa energji  disa zona të Tiranës (Qyteti Studenti, Zona e shinave te trenit prane Spitalit Ushtarak, Antenat e Dajtit,zona e Bathores, Paskuqan, Kodra e Priftit, Ibe, Zona e Kombinatit, Mzez) si dhe në Durres (Shkozet) dhe Bashkia Fushe Kruje, Bashkia Himare, Bashkia Shkoder (pjeserisht) ashtu dhe disa zona periferike te Elbasanit.
“Njoftojmë se ekipet e punës se CEZ Shpërndarje kanë arritur të rregullojnë difektin e linjës së furnizimit të hidrovorit të Vlorës si dhe atij të Talës. Ndërkohë hidrovoret: Ishull Lezhe, Gocaj Gjader si dhe ai Cas i Velipojës nuk kanë arritur ende të furnizohen me energji por po punohet me përparësi për riparimin e tyre sa më të shpejtë. Ekipe tona në terren po përpiqen të riparojnë  të gjitha linjat që paraqiten me difekt megjithëse procesi paraqitet i vështirë për shkak të motit të keq, shkarkimeve dhe erës së fortë”, shprehet kompania.

energjia.al, 03.12.2012