Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bino: Informim online per ceshtjet e mjedisit

Tashme publiku do te kete te gjitha mundesite per t’u informuar online mbi ceshtjet mjedisore si lejet, licencat, inspektimet e here pas hershme, e kjo fale nje projekti ndermjet Ministrise se Mjedisit dhe Bankes Boterore, ne zbatim te Konventes se Aarhusit. Zevendes ministri i Mjedisit, Taulant Bino thote se ky projekt forcon zbatueshmerine e Konventes se Aarhusit, qe i jep te drejte publikut te behet pjese e vendimmarrjeve dhe te ankimoje ne gjykate ceshtjet mjedisore. “Vet projekti ka ndermarre aktivitete konkrete ne ndertimin e nje databaze te dhenash, qe do ti sherbeje publikut, per te marre informacione mjedisore, thjesht nepermjet klikimeve ne faqet e internetit”, thote Bino. Zevendesministri ka informuar dhe per detaje, qe lidhen me zbatimin ne praktike te planit per njohjen e publikut, menyren sesi menaxhohet mbrojtja e ambientit. “Ne po shikojme strategjine kombetare dhe planin e veprimit per zbatimin e Konventes se Aarhusit, jemi ne perditesimet e kesaj strategjie me te dhenat me te fundit. Gjithashtu, po pergatisim disa udhezues per zbatimin e konventes qe do t’i sherbejne publikut dhe institucioneve per te zbatuar parimet e kesaj konvente. Kemi qene te angazhuar per te dhene informacionin edhe nepermjet spoteve publicitare”, tha Bino ne nje prononcim per mediat. Duke ju referuar periudhes kur Shqiperia eshte bere pale ne Konventen e Aarhusit, Bino u shpreh se zbatueshmeria e kesaj konvente ka bere progres te dukshem, pasi dhe ankimimet ne gjykate kane qene me te vogla. “Ne qofte se ne vitin 2001 pjesemarrja ka qene shume me e ulet ne vendimmarrje, sot eshte nje domosdoshmeri. Rastet kur publiku i drejtohet gjykatave kane qene mjaft te kufizuara. Kjo nuk vjen nga kufizimet e vendosura nga shteti, por shpesh here vjen edhe nga kufizimet qe vijne brenda botekuptimit tone per mjedisin. Numri i ceshtjeve tani eshte dy deri ne tre”, tha zevendesministri i Mjedisit, Taulant Bino. Shqiperia eshte pjese e Konventes se Aarhusit qe prej vitit 2000. Konventa eshte dokument juridik nderkombetar ne fushen e mjedisit, qe permbledh nje teresi te drejtash, detyrimesh, rregullash e procedurash per zbatim, per shtetet qe e nenshkruajne ate. Me nenshkrimin e saj, vendi yne ploteson nje kuader te rendesishem ligjor ne fushen e ambientit dhe te informimit te qytetareve, duke arritur standarde nderkombetare. Qe prej vitit 1998, vit kur Shqiperia e nenshkroi Konventen, dhe sidomos pas vitit 2000, kur Kuvendi Shqiptar e ratifikoi ate, veprimtarite per zbatimin e marreveshjes jane intensifikuar, ashtu si dhe jane zgjeruar fushat e aktiviteteve per zbatimin e dokumentit ne fushen e mjedisit.
Pikat kryesore te Konventes se Aarhusit
Konventa e Aarhusit eshte Marreveshja e UNECE (Komisionit Ekonomik te Kombeve te Bashkuara per vendet e Europes), e cila ka per qellim permiresimin e nderveprimit te qytetareve me institucionet qeveritare, dhe me politikeberesit, per ceshtjet e mjedisit. Marreveshja eshte nenshkruar ne vitin 1998 ne qytetin Aarhus, ne Danimarke. Deri ne shtator 2011, Konventa Aarhus, eshte pranuar dhe nenshkruar nga 44 shtete. Konventa ka per qellim krijimin e nje shoqerie te pergjegjshme per ndodhite ne mjedis permes prezantimit te nje marredhenieje aktive te shoqerise civile me institucionet qeveritare, duke forcuar keshtu rolin e pjesemarrjes se publikut ne procesin e vendimmarrjes, dhe duke garantuar te drejten per t’iu drejtuar gjykates. Konventa perfaqeson te drejtat, detyrat, rregullat dhe procedurat qe duhet te ndjeke cdo vend, pale e kesaj marreveshjeje. Kerkesat kryesore te Konventes, te grupuara ne tre shtylla baze jane: E para; e drejta e publikut per te patur e per te kerkuar informacion mjedisor. E dyta; e drejta e publikut per te marre pjese ne vendimmarrjet publike per ceshtje te mjedisit dhe e treta; e drejta e publikut per t’u ankuar ne gjykate per ceshtje te mjedisit.

Gazeta Koha Jone, 25.11.2012