Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria: Garancia e KESH të mos llogaritet borxh

Kriza financiare në sektorin energjetik ka krijuar një situatë të paprecedent në buxhetin e shtetit. Qeveria ka kërkuar ndërhyrje në ligjin kuadër të buxhetit, në mënyrë që garancitë e mundshme që do t’i jepen Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të siguruar kredi për blerje energjie të mos përfshihen në llogaritjen e totalit të borxhit publik.
Sipas Ministrit të Financave, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji, në një situatë që duket e paparashikueshme. Kjo kërkesë e qeverisë u kundërshtua ashpër nga opozita. Deputeti Arben Malaj tha se në këtë mënyrë qeveria kërkon të marrë një atribut që ligji dhe kushtetuta ja njeh Kuvendit.
Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Ekonomisë, borxhi i pashlyer i CEZ Shpërndarje ndaj KESH ka arritur në 100 milionë euro, çka e ka zhytur korporatën e prodhimit të energjisë në një krizë likuiditeti. E vetmja mënyrë që KESH ka për të blerë energji dhe për të mbuluar shpenzimet e veta është mbështetja buxhetore me financime apo me garanci për të siguruar kredi bankare.

TV Scan, 23.11.2012