Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Dhe ne … 2013 qeveria do t’i marre fondet ujesjellesave debitore per CEZ-in!

Ne Relacionin e Projekt-Buxhetit 2013, Ministria e Financave parashikon qe “transferta e pakushtëzuar e njësive te qeverisjes vendore bllokohet dhe përdoret për shlyerjen e detyrimeve per furnizimin me energji”.  

Neni 15
Transfertat e pakushtëzuara, që buxheti qendror ia transferon pushtetit vendor, përfshijnë fondet për përballimin e veprimtarive dhe të funksioneve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Transfertat e pakushtëzuara shpërndahen ndërmjet njësive të pushtetit vendor, sipas formulës së paraqitur në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Shuma e transfertës së pakushtëzuar për çdo njësi të pushtetit vendor paraqitet në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Kur shoqëritë aksionere te ujësjellës kanalizimeve dhe njësite e qeverisjes vendore për sistemin e pompimit, rezultojnë debitorë per furnizimin me energji elektrike ndaj kompanise se shpërndarjes deri ne fund te tremujorit te trete, transferta e pakushtëzuar e njësive te qeverisjes vendore e tremujorit te katërt bllokohet dhe përdoret për shlyerjen e këtyre detyrimeve.  

energjia.al, 23.11.2012