Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vetro Energy, gati 850 milionët për “Albpetrol” (eng also)

Vetro Energy”, fituesja e tenderit për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” ka bërë dje me dije se ka arritur të sigurojë financimin për mbylljen e marrëveshjes me shtetin Shqiptar, shkruan “Wall Street Journal”. Aksioneri kryesor i “Vetro Energy”, Rezart Taçi, konfirmoi dje se grupi i tij ka finalizuar financimin dhe investimin e kapitalit për marrëveshjen prej 850 milionë eurosh për të privatizuar rezervat e naftës të Shqipërisë, nëpërmjet kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit, “Albpetrol”. “Vetro Energy” është aktualisht në negociata me Qeverinë e Shqipërisë për të blerë 100% të aksioneve të “Albpetrol”-it.
Negociatat
Lidhur me negociatat për finalizimin e procesit të kalimit të pronësisë së “Albetrol”, Rezart Taçi konfirmoi se diskutimet me Qeverinë shqiptare janë në një fazë të avancuar. “Unë kam besim se marrëveshja e blerjes së aksioneve me Qeverinë shqiptare për blerjen e “Albpetrol”-it ka për t’u përmbyllur me sukses në një të ardhme shumë të afërt, meqenëse ne jemi shumë të vendosur për të shpënë përpara këtë projekt dhe për të investuar në të ardhmen e Shqipërisë”, tha Taçi. Gjithsesi, aksioneri më me peshë në “Vetro Energy” vërejti se mbetet ende një volum i konsiderueshëm pune për mbylljen përfundimisht të negociatave. “Është shënuar një progres i madh ndërmjet të dyja palëve, por të dyja palët kemi ende shumë punë përpara. “Vetro Energy” po përgatitet të sigurojë të gjitha asetet e “Albpetrol”-it si dhe të drejtën për të eksploruar dhe zhvilluar naftë dhe gaz në territorin shqiptar”, sqaroi Taçi, duke e cilësuar marrëveshjen si një nga transaksionet më të mëdha korporatave në historinë e Ballkanit. Në përmasa, marrëveshja është e barasvlershme me pak më pak se 10% të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Investimi
“Vetro Energy” planifikon të krijojë të vetmen platformë plotësisht të integruar të naftës dhe gazit në Shqipëri, e cila do t’u shërbejë tregjeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, dhe që do ta shndërrojë Shqipërinë në një qendër ndërkombëtare energjie në Evropën Juglindore. Me mundësitë e eksplorimit dhe zhvillimit në tokë dhe në det si dhe me zhvillimin e transmetimit të gazit natyror, “Vetro Energy” do të investojë në teknologji, në mjedis si dhe në komunitetet e afërta. Si pasojë e marrëveshjes, Shqipëria mund të bëhet sërish e pavarur gjatë 3-5 vitet të ardhshme, duke eliminuar kështu nevojën për importet e naftës. Vetëm fusha e Patoz-Marinzës është fusha më e madhe e naftës në tokë në Evropën kontinentale me rezerva të vërtetuara prej 169 milionë fuçi nafte.

www.balkanWeb.com, 23.11.2012

Taci Finalises Financing Package in one of the Balkans’ Largest Ever Corporate Deals
The majority shareholder of Vetro Energy, Mr. Rezart Taci, confirmed today that his group has finalised financing and investment of capital for the 850 million Euro deal to privatize Albania’s oil reserves, through the state owned oil and gas firm Albpetrol. Vetro Energy is currently in negotiations with the Government of Albania to purchase 100% of Albpetrol shares. When complete, the deal will be one of the largest ever corporate transactions in Balkan history. In size, the deal is equivalent to just under 10% of Albania’s Gross Domestic Product.
Mr. Taci confirmed discussions with the Albanian government are at an advanced stage, commenting “I am confident that the share purchase agreement with the Albanian government for the purchase of Albpetrol will be complete and successful in the very near future, as we are keen to move forward with this project and invest in Albania’s future. Great progress between both parties has been made, but there is still a great deal of work ahead for both sides.” Vetro Energy stands to secure all Albpetrol’s above-ground assets and the right to explore and develop oil and gas in Albanian territory.
Vetro Energy plans to establish the only fully integrated oil and gas platform in Albania which will serve local, regional and international energy markets and establish Albania as an international energy hub in South East Europe. With the opportunities of onshore and offshore exploration and development and natural gas transmission development, Vetro Energy will invest in technology, the environment and surrounding communities. As a result of the deal, Albania could once again become self sufficient over the next 3-5 years by eliminating the need for oil exports. The Patos-Marinza field alone is the largest onshore oilfield in continental Europe with 169 million barrels of proven reserves.
Notes to editors:
Vetro Energy is a consortium of YPO (the Taci Group) and Silk Road Equity.
Albpetrol is the national oil and gas company of Albania, currently owned by the Albanian Government. The only shareholder is the Ministry of Economy, Trade and Energy. It is headquartered in Patos, Albania.

Market Watch, 22.11.2012