Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST, rregullime në rrjet, ja zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit njoftoi se do të ketë stakime të energjisë elektrike në disa zona, për shkak të punimeve rehabilituese në linjën 110 kv Sharre – Rashbull. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, OST bën të ditur se “për shkak të punimeve rehabilituese në linjën 110 kv Sharre-Rashbull (L110-6/2 ) kërkohet, që si masë sigurimi teknik, të bëhet stakimi i fidrave 2, 11 dhe 19, 6 kV që dalin nga n/st TEC Kombinat. Stakimi i i këtyre fidrave do të bëhet më dt.22 dhe 23.11.2012, nga ora 08:00 deri 17:00”. Mësohet se pa energji gjatë këtyre dy ditëve do të jenë zonat: Kombinat (Qendër), Sharrë dhe Vaqarr.

Gazeta Mapo, 21.11.2012