Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Financat, heqja e pastudiuar e industrive te medha nga skema tarifore e energjise uli prodhimin!

Në Relacionin e Projekt Buxhetit të vitit 2013, Ministria e Financave shprehet se: “Kushtet klimaterike veçanërisht të këqija në tremujorin e parë 2012 krijuan veshtirësi operacionale të cilat frenuan ofertën e disa sektorëve, sidomos në industrinë nxjerrëse, në tregëti dhe transport. Në të njëjtën kohë, pamundësia e disa industrive përpunuese për t’u adaptuar me disa ndryshime te kuadrit rregullativ në tregun e energjisë elektrike gjatë muajve të parë të 2012-ës shkaktoi një pezullim të përkohshëm të prodhimit (sidomos me industritë përpunuese të hekurit dhe çimentos). Një rënie e theksuar në prodhimin e energjisë elektrike prej rreth 50% në tremujorin e parë 2012 kundrejt tremujorit të parë 2011, i shkaktuar si pasojë e përkeqësimit të situatës hidrike deri në mesin e muajit Prill 2012, ishte një tjetër faktor i rëndësishëm që kontribuoi në rritjen negative të ekonomisë gjatë tremujorit të parë.

energjia.al, 22.11.2012