Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Te huaj qe ikin te huaj qe rrine

Komentet e medias se huaj lidhur me konfliktin e krijuar ne Shqiperi midis CEZ Group dhe qeverise, diten e djeshme kane qene tejet kritike. Beri pershtypje, madje, edhe nje njoftim i nje gazete te njohur ekonomike austriake, sipas te ciles edhe kompania Verbund, nje nga ndertueset ne sistemin energjetik shqiptar, me HEC-in e Ashtes, por qe kishte shprehur synimin per te marre pjese ne vepra te tjera, deklaroi se do te rishohe qendrimin e saj pas kesaj ngjarjeje.
CEZ eshte kompania numer nje e listuar ne burse ne Evropen qendrore dhe per nje evropian eshte e veshtire te kuptoje se si sektori publik ne nje vend refuzon te paguaje faturat per nje sherbim. Shteti eshte krijuar per te mbrojtur dhe realizuar ne praktike kuadrin ligjor, nderkohe qe shteti shqiptar ka vepruar ne menyre te hapur ndryshe nga fryma dhe nenet e ligjeve ne fuqi. Nje qendrim i tille nga shteti shqiptar veshtire se e ndihmon kete shtet. Investitoret nuk joshen vetem nga deklaratat se ne jemi me mire se te tjeret apo se kemi miratuar reforma te suksesshme.
Gjithcka bie poshte nga arrestimi i punonjesve te investitorit apo vendosja e gjobave marramendese, qe synojne vijimin e praktikes se mospagimit te detyrimeve nga shteti tek privati. Po keshtu, veshtire eshte te mendohet se si, kete here, do te gjeje argumenta studioja ligjore Patton Boggs per te shpetuar Shqiperine nga gjoba e pashmangshme e Arbitrazhit Nderkombetar te Parisit. Kjo studio eshte ofruar deri tani per te mbeshtetur procese privatizimi, qe orkestroheshin nga qeveria per t’u dhene miqve te saj asetet e medha te shtetit. Lidhjet e saj me lobiste qe ndihmojne Berishen – kundrejt pageses nga buxheti – per te permiresuar imazhin ne SHBA nuk mund te sjellin sukses ne nje gjyq tregtar.
Megjithate, nuk ka se si te mos beje pershtypje fakti qe qeveria shqiptare operon ne shume raste me te njejtet subjekte, te besuar te saj. Pra, disa investitore jane te perkedhelur dhe nuk kane ndermend te largohen prej ketej, duke qene se kane gjetur telat e qeveritareve. Ketu hyn edhe Fazllici dhe ndonje kompani serbe e shitjes se energjise elektrike. Jane ata qe nuk ka pse te jene te pakenaqur, pasi parate e shqiptareve i marrin gjithnje ne rregull, ndryshe nga te tjeret, qe hyjne sipas rregullave te tregut ne Shqiperi dhe me pas heqin te zite e ullirit per te dale prej andej.
Leket qe hyjne ne nje rrjet lobimi, i cili duhet te zbardhe fytyren e qeverise jashte vendit, rrjedhin nga mospagesa e faturave per investitore qe kane kryer pune e sherbime. Nje rrjet i ri ky, jashte rregullave te ekonomise se tregut, ne baze te te cilit edhe te huajt ndahen ne dy kategori: ata qe duan te ikin nga Shqiperia dhe ata qe kane gjetur ketu parajsen.

Gazeta Shqiptarja.com, 20.11.2012