Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nisin bisedimet CEZ-Ministri e Ekonomisë. CEZ: Kemi permiresuar treguesit!

Nisin bisedimet CEZ-Ministri e Ekonomisë
Kompania çeke shpreh pamundësinë e saj financiare, bisedimet drejt një divorci përfundimtar.
Nisin negociatat mes CEZ Shpërndarje dhe ministrisë Ekonomisë, në prezencë të operatorvve të tjerë energjetikë. Pas fillimin të procedurave për heqjen e licencës së kompansië çeke, kjo është periudha kur shoqërisë I jepet mundësia të përmirësojë performancën. Burime konfidenciale nga tryeza e negocimit  bëjnë me dije se bisedimet duket se do të çojnë drejt divorcit përfundimtar të kompanisë nga qeveria shqiptare. Vetë kompania çeke, që zotëron shpërndarjen e energjisë në vendin tonë ka shprehur qartë se kërkon të largohet në kushtet kur nuk është në gjendje të mirë financiare. CEZ ka kërkuar të heqë dorë nga zotërimi i sistemit të shpërndarjes në Shqipëri, por duke pretenduar  kthimin e garancisë financiare dhe kthimin në vlerë financiare të investimeve që janë kryer deri tani.
Të njëjta burime bëjnë me dije se Entit Rregullator I Energjisë, që është institucioni I cili propozoi heqjen e licencës si dhe ministria e Ekonomisë janë pajisur me studio ligjore përkatëse për ndjekjen e procesit. ERE do të përfaqësohet nga konsulenti amerikan, I cili tashmë ka përvojë në vendin tonë Paton Boggs.
Negocimet me kompaninë çeke do të zgjasin 30 ditë, që nga data 16, kur ERE nisi procedurën për heqjen e licencës së CEZ-it, pas ndërprerjeve masive të energjisë që kjo kompani bëri në ujësjellësit e disa qyteteve.
Aktualisht importi i energjisë, që arrin në rreth 9 mln këh po sigurohet nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila garanton se do të ketë energji pa ndërprerje për konsumatorët. Konsumi aktual i energjisë është rritur, për shkak të uljeve të temperaturave, duke shkuar në 21 mln kw/ h. Pjesa tjetër e energjisë, krahas importit prodhohet nga hidrocentralet vendase, Komani dhe Vau I Dejës. Hidrocentrali i Fierzës është i stakuar, me qëllim grumbullimin e rezervave ujore për dimrin.
CEZ Shpërndarje që në muajin gusht ka bërë kërkesë për rinovimin e licencës së shpërndarjes me pakicë, që është licenca e dytë që ajo zotëron pas asaj kryesores. Enti Rregullator po e mban pezull rinovimin e kësaj licence, duke qenë se procedurat për heqjen e licencës kanë nisur tashmë dhe pritet të përfundojnë në mes të janarit.

TV ABC News, 19.11.2012

CEZ reagon: Ne tetor arketimet u rriten ne 98% dhe humbjet u ulen ne 36%
CEZ Shpërndarje kërkon të informojë opinionin publik mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me aktivitetin e shoqërisë.
Siç edhe kemi sqaruar më parë, financat e shoqërisë së shpërndarjes së energjisë varen nga mbledhja e pagesave që çdo konsumator, privat apo publik, i detyrohet kompanisë. Bazuar në legjislacionin në fuqi, CEZ Shpërndarje ka çdo të drejtë ligjore të shkëpusë dhe ndërpresë furnizimin me energji për secilin debitor, person privat apo publik, të cilët me mospagesën e detyrimeve të tyre kontribuojnë në përkeqësim të situatës financiare të kompanisë dhe duke shkaktuar efekte të pallogaritshme te konsumatorët e ndershëm që paguajnë faturën e energjisë. Ne dëshirojmë të sigurojmë edhe një herë publikun se CEZ Shpërndarje ka vepruar dhe do të vazhdojë të veprojë në përputhje me ligjin.
Për hir të transparencës, CEZ Shpërndarje dëshiron të publikojë të dhënat mbi Arkëtimet dhe Humbjet për vitin 2012 të cilat rezultojnë si vijon:
Të dhënat e arkëtimeve te CEZ Shpërndarje u përmirësuan në mënyrë dramatike përgjatë 2012, kur në tremujorin e tretë arritën në nivelin 89% dhe në Tetor tejkaluan 98%. Zhvillimet pozitive erdhën si rezultat i masave intenzive për arkëtime të aplikuara nga shoqëria, fokusuar kryesisht te debitorët e mëdhenj dhe kabinat me nivelin më të lartë të debisë, duke përdorur të gjitha mjetet për ndërprerjen e furnizimit me energji për debitorët dhe fillimin e procedurave përmbarimore.

Niveli i Arkëtimeve në % për vitin 2012

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes qëndruan në nivele të lartë përgjatë muajve të parë të 2012-ës, kryesisht për shkak ndërhyrjeve për përmirësimin e të cilësisë së furnizimit me energji dhe pamundësisë  së investimeve të nevojshme. Në shtator dhe tetor, nisi aplikimi i disa programeve të rinj për reduktimin e humbjeve, që sollën rezultatet e para duke i ulur humbjet në nivelin 36% në muajin tetor.

Humbjet në % për vitin 2012

Pavarësisht rezultateve të sipërpërmendura, të arritura falë përpjekjeve dhe masave tona për  stabilizimin e arkëtimeve, ne vumë re një rënie në arkëtime në javët e para të nëntorit. Për këtë arsye, duke ju referuar detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, CEZ Shpërndarje ndërmori disa masa për përmirësimin e aktivitetit. Duke qenë se shuma që institucionet shtetërore dhe entet e tjera publike i detyrohen CEZ Shpërndarje, është në total më shumë se 23 miliard Lek, në datën 16 nëntor, pas shumë takimeve dhe ofertave për zgjidhje të mundshme, shoqëria e shpërndarjes së energjise filloi të gjitha procedurat ligjore, pasi pati paralajmëruar publikun, duke ndërprerë energjinë për kompanitë e ujësjellësit, të cilat në total i detyrohen CEZ Shpërndarje 5.4 miliard Lek. Shoqëria e shpërndarjes së energjisë në vazhdimësi  ofroi të gjitha skemat lehtësuese për shlyerjen e debisë, përfshi këtë edhe  marrëveshjen për shlyerjen e borxheve me kompensim me KESH
Në të njëjtën ditë, Policia e Shtetit, në mënyrë abuzive dhe arbitrare, në shkelje të hapur të legjislacionit shqiptar, kërcënoi punonjësit tanë ndërkohë që ata ishin duke kryer detyrën e tyre për shkëputjen e furnizimit me energji elektrike të debitorëve. Kjo kulmoi me arrestimin e punonjësve tanë dhe mbajtjen disa prej tyre në paraburgim për më shumë se 48 orë. Edhe sot, dy nga gjashtë punonjësit e arrestuar janë ende duke u mbajtur nën arrest. Më 17 nëntor, një ditë pas ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të kompanive të ujësjellësave debitorë ndaj CEZ Shpërndarje, një vendim I Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i cili e ndalon CEZ Shpërndarje që të vazhdojë me ndërprerjen e furnizimit për ujësjellësat që rezultojnë debitorë, na detyroi që të fillojmë menjëherë procesin e rilidhjes të kompanive të ujësjellsave, brenda afateve të arsyeshme, megjithëse duke bërë të ditur se CEZ Shpërndarje rezervon të gjitha të drejtat për ta apeluar këtë vendim të padrejtë deri në Arbitrazhin Ndërkombëtar, si një veprim tjetër shpronësimi indirekt dhe ndalimi me forcë të ushtrimit ligjor të aktivitetit të shoqërisë.
CEZ Shpërndarje dëshiron të sqarojë për të gjithë publikun se, ashtu si edhe në të kaluarën, ne sërisht i bëjmë thirrje të gjithë institucioneve dhe autoriteteve publike përkatëse, përfshirë ERE, qeverinë dhe policinë e shtetit, që të mbështesin të gjitha aksionet e shoqërisë për mbledhjen e borxheve dhe të na mbështesin nëpërmjet thirrjes publike për pagesën e energjisë nga të gjithë debitorët, privatë apo publikë.

energjia.al, 19.11.2012