Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjykata Tiranës vendos ndalimin e shkëputjen e energjisë ndaj çdo institucioni publik

Reagon CEZ: Lidhim energjine e ujesjellsve, ceshtja ne arbitrazh
Në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës së Tiranës, CEZ Shpërndarje informon publikun se ka nisur të kryejë rilidhjen e energjisë elektrike, brenda afateve të arsyeshme, të kompanive të ujësjellësave të ndërprerë për shkak të debive që ato i detyrohen shoqërisë së shpërndarjes së energjisë. CEZ Shpërndarje dëshiron të theksojë se kompania ka vepruar gjithnjë dhe do të veprojë në vazhdimësi në përputhje me ligjin. Gjithsesi, CEZ Shpërndarje edhe njëherë po përballet me të tjera veprime të shpronësimit indirekt dhe ndalimit me forcë të ushtrimit ligjor të aktivitetit të shoqërisë. Ndaj dhe, CEZ Shpërndarje rezervon të gjitha të drejtat e apelimit të këtij vendimi të padrejtë deri në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

energjia.al, 17.11.2012

Gjykata Tiranës vendos ndalimin e shkëputjen e energjisë ndaj çdo institucioni publik

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Avokatura e Shtetit duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT.
Në çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë.
Kundër vendimit lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit.

energjia.al, 17.11.2012

CEZ: Të lirohen punonjësit e arrestuar, policia shkeli ligjin
Kompania “CEZ Shpërndarje” reagoi sot në lidhje me situatën e krijuar, pas vendimit për ndërprerjen e energjisë për ujësjellësat, zbatimi i të cilit la pa ujë disa qytete.
Në një konferencë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i “CEZ Albania”, Jaroslav Macek, nuk dha asnjë shpjegim në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë, apo për vendimin e Entit Rregullator për nisjen e procedurave për heqjen e licencës së kompanisë. Ai u ndal kryesisht në ndalimin e punonjësve të CEZ-it nga policia, duke theksuar se kjo përbën një shkelje flagrante të ligjit.
“Punonjësit tanë kanë punuar në përputhje me detyrën e tyre funksionale, për ndërprerjen e energjisë për institucionet debitore. Duam të theksojmë se kompania mbështet plotësisht punonjësit e ndaluar dhe familjarët e tyre në të gjitha aspektet, ligjore dhe morale. CEZ u bën thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të ndalojnë veprimet e tyre arbitrare.”- u shpreh drejtori i përgjithshëm i CEZ.
Drejtori i “CEZ Albania” bën të ditur se kompania do të ndjekë penalisht të gjithë ata punonjës të policisë që kanë ndërhyrë për rikthimin e energjisë.
Ndërkohë drejtori i shpërndarjes në CEZ, nënvizoi se punonjësit e ndaluar do të kenë mbështetjen maksimale të kompanisë, ndërsa i bëri thirrje policisë së shtetit të zbatojë ligjin.
“Punonjësit e kompanisë kanë qenë nën presion dhe nen terror psikologjik. Disa prej tyre janë arrestuar në kundërshtim të plotë me ligjin. I bëj thirrje policisë së shtetit të zbatojë ligjin. Do të përballemi në rruge ligjore me shkelësit e ligjit.”- deklaroi Lakra.
Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla i cili i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, që të japë urdhër për lirimin e punonjësve të CEZ-it.
“Do ngremë padi publike për Ministrin e Brendshëm. Paralajmërojmë protesta nëse nuk lirohen punëtorët CEZ-it.”- u shpreh Nikolla.

ww.balkanweb.com, 17.11.2012