Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Beqaj: Kosova model për rajonin sa i përket legjislativit të fushës së energjisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, njoftoi sot anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik për zbatimin e Ligjit për efiçiencën e energjisë dhe masat e marra për implementimin e tij. Ministri Beqaj tha se Kosova është model për rajonin për sa i përket legjislativit të fushës së energjisë. Ai, po ashtu nënvizoi se të gjitha veprimet në fushën e energjetikës janë marrë në harmoni me Strategjinë Energjetike të miratuar në Kuvend si dhe me direktivat evropiane. Duke u përgjigjur në pyetjen e anëtarëve të komisionit pse është vonuar themelimi i Agjencisë Kosovare për efiqiencë të energjisë, ministri Beqaj tha se vonesa prej dy muajve për themelimin e kësaj agjencie, ka qenë procedurale, ndërsa në vijim njoftoi se kjo agjenci menjëherë pas themelimit të saj ka bërë planin e veprimit në harmoni me Strategjinë Energjetike. Duke folur për angazhimet e Ministrisë lidhur me implementimin e këtij ligji, Beqaj tha se Ministria ka nxjerrë urdhëresat administrative të parapara për këtë vit. Për angazhimet e së ardhmes ai njoftoi se Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e fokusuar në përgatitjet për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të donatorëve për energjinë alternative dhe të ripërtritshme. Kjo konferencë, sipas ministrit Beqaj pritet të mbahet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Duke folur për sektorët ku ligji për efiqiencën e energjisë gjen zbatim më të madh, Beqaj tha se prin sektori publik, i cili edhe duhet të jetë shembull për implementim të ligjit, ndërsa vështirësi më të mëdha hasen në sektorin privat. Për të realizuar rezultate më të mëdha në implementimin e Ligjit për efiçiencën e energjisë, ministri Beqaj njoftoi se Ministria është duke hartuar planin e një fushate vetëdijsuese për efiqiencën e energjisë në Kosovë. Në fund të këtij takimi, kryesuesi i grupit punues për mbikëqyrjen e këtij ligji, Visar Ymeri, tha se pas takimit me ministrin grupi punues do të bëjë një raport të detajuar dhe to t’ia paraqesë komisionit.

Gazeta Kosova Sot, 14.11.2012