Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Raporti i ISHP, Tirana më pak pluhur, më shumë gazra

Rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit urban në qytetin e Tiranës për vitin 2012 flasin për një kryeqytet më të pastër nga pluhuri, por më të ndotur nga gazrat. Sipas këtij monitorimi, të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, si institucion i kontraktuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, dy treguesit për ndotësit e gaztë NO2 dhe SO2 flasin për një rritje të tyre krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që grimcat e pluhurit PM10 mikron kanë shënuar ulje të ndjeshme.
Kështu, dioksidi i azotit (NO2) këtë vit rezulton të jetë në masën 42.76 mg/m³, ndërkohë që në vitin 2011 ai ishte në masën 34.91 mg/m³. Kjo do të thotë se kemi një rritje prej 8.85 mg/ Ola Mitre m³. Edhe niveli i SO2, ndotësit tjetër të gaztë të ajrit urban ka pësuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Nëse një vit më parë SO2 llogaritej në masën 7.61 mg/m³, për vitin 2012 ai është përllogaritur në masën 9.49 mg/m³. Krejt ndryshe paraqitet situata për ndotësit e pluhurit. Kjo, pasi niveli i grimcave PM10 mikron, nga 77 mg/m³ që ishte vitin e kaluar, sivjet ka arritur në masën 32.63 mg/m³.
Ndërsa për sa i përket nivelit të një ndotësi tjetër të ajrit, që është benzeni, rezulton se ai është disa herë më i lartë se norma e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nëse kjo normë sipas OBSH-së duhet të jetë 2 mg/m³, nga monitorimet në qendër të Tiranës ajo rezulton në vlerën 4.15 mg/m³. Disi më i ulët paraqitet ky nivel në stacionin e monitorimit pranë ISHP-së, pasi ai është përllogaritur të jetë në masën 2.84 mg/m³. Por, në krahasim me Normën Shqiptare, e cila e rekomandon këtë nivel në masën 5 mg/m³, do të thotë që niveli i tij është brenda standardeve.
FAKTORËT
Sipas specialistëve, ndikojnë një numër faktorësh në cilësinë e ajrit brenda zonave urbane. Burimi kryesor i ndotjes së ajrit me SO2 dhe NO2 është transporti i automjeteve, sidomos i atyre të përdorura, pa konvertor dhe që punojnë me naftë. Kjo, pasi automjetet e vjetra shkarkojnë disa herë më shumë ndotës në krahasim me makinat e reja me konvertor. Një rëndësi të veçantë ka dhe cilësia e lëndës djegëse që përdoret nga automjetet. Ndërsa për sa i përket ndotjes nga pluhuri, ndërtimi dhe infrastruktura në ndërtim janë kontribuues në rritjen e përmbajtjes së pluhurave PM10 dhe PM2.5.
METODOLOGJIA
Në qytetin e Tiranës monitorimi i cilësisë së ajrit urban është kryer për indikatorët më kryesorë të cilësisë së ajrit, PM10, PM2.5, NO2, SO2, O3, Pb, CO dhe benzen në dy stacione automatike që përfaqësojnë zona të ndryshme urbane. Një prej tyre është stacioni “Tirana qendër”, që është një zonë urbane me trafik të rënduar, ndërsa stacioni tjetër është ai i Institutit të Shëndetit Publik, një zonë urbane.

www.balkanweb.com, 07.11.2012