Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjetika: Kosova dhe Shqipëria, në fund të renditjes së CIA-s

Shndërrimi i Shqipërisë në superfuqi të vogël energjetike duket se do të mbetet thjesht një projekt në letër i qeverisë së kryeministrit Berisha. Për sa i takon prodhimit të energjisë, në një listë të publikuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), shqiptarët renditen të parafundit në rajon. Sipas saj vendi ynë është ndër më pak performuesit e rajonit. Shqipëria gjendet në fund, jo vetëm në listën e CIA-s, por dhe në raportet e vetë INSTAT-it, që raporton importet e rritura vit pas viti. Në listën e hartuar nga CIA Shqipëria renditet 117 duke lënë pas, përveç Kosovës edhe Angolën e Mongolinë, Etiopinë dhe Nepalin.
Në fokusin e Agjencisë CIA Shqipëria, ndodhet e treta nga fundi në Ballkan dhe e 117-ta sa i takon prodhimit të energjisë elektrike me 5. 2 miliardë kilovatë në orë në 2009-ën, duke shënuar një rritje të lehtë në 2010 dhe një rënie të ndjeshme që nis nga 2011 dhe deri më tani. Raporti u referohet prodhimit të hidrocentraleve, termocentraleve, të cilat kanë prodhim zero, impianteve private dhe koncesionareve. Të gjithë komponentët arrijnë të plotësojnë më pak se 50 për qind të prodhimit në vend duke diktuar importimin e pjesës tjetër për të mbuluar nevojat e vendit, raporton “Shekulli”.
Bazuar në raportin e CIA-s, në vendin e 15-të ndodhet Italia, e cila prodhon 279 miliardë kilovatë në orë, në vendin e 22-të është Turqia me 201,2 miliardë kilovatë në orë, në vendin e 45-të është Rumania me 57,3 miliardë kilovatë në orë, në vendin e 46-të është Greqia me 57.1 miliardë kilovatë në orë. Ndërkohë në vendin e 59- të është Bullgaria me 39,9 kilovatë në orë, në 62-in është Serbia me 36 miliardë kilovatë në orë, në vendin e 82-të është Bosnja dhe Hercegovina me 15 miliardë kilovatë orë dhe në Maqedonia në vendin e 110-të me 6,3 miliardë kilovatë në orë. Sipas raportit mes Shqipërisë dhe Kosovës është Xhamajka. Ndërkohë, superfuqi në prodhimin e energjisë elektrike mbetet Kina, Amerika, Bashkimi Evropian i ndjekur nga Rusia dhe Japonia.
Të dhënat zyrtare të INSTAT-it dëshmojnë se prodhimi i hidrocentraleve u ul me rreth 19.5 për qind duke dhënë ndikimin kryesor në rënien e burimeve të energjisë elektrike. Sipas të njëjtit burim, importi i i energjisë është 1,706 GW/h në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm ishte 1,452 GW/h. Ndërkohë që humbjet në rrjet janë rritur me 50.3 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë 2012 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Deklarata e Berishës Në dhjetë ditë më parë, në një mbledhje të qeverisë, kryeministri Berisha paralajmëroi se qeveria, jo vetëm do t’u heqë kontratat kompanive që nuk kanë respektuar afatet, por do të shohë mundësinë, që ato të mos përfshihen më në garë për marrjen e lejeve koncensionare. “Duhet që kontrata të zbatohet, që do të thotë se pas skadimit të afatit ata kanë humbur kontratën. E di qe keni nisur gjoba dhe paralajmërime, por është koha të zbatohet vendimi i qeverisë, sepse interesi në fushën e energjisë është shumë i madh. Këta bllokojnë kaskada shumë të përshtatshme për investim. Shkelja është bërë me miratimin tonë, që kemi zgjatur afatet, por dikush tjetër duhet të këtë shansin”- deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Lista e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës për prodhimin e energjisë në kilovatë në orë (KW/h)
1. Bota- 20,680,000,000,000
2. Kina- 4,604,000,000,000
3. SHBA – 4,120,000,000,000
4. BE – 3,345,000,000,000
5. Rusia – 983,200,000,000
6. Japonia – 937,600,000,000
7. India – 880,000,000,000
8. Kanada – 580,600,000,000
9. Gjermania – 576,800,000,000
10. Franca – 539,000,000,000
11. Brazili – 489,500,000,000
12. Korea e Jugut – 459,500,000,000
13. Britania e Madhe – 352,700,000,000
14. Spanja – 279,600,000,000
15. Italia – 279,000,000,000
16. Meksika – 254,400,000,000
17. Australia – 241,500,000,000
18. Afrika e Jugut – 232,100,000,000
19. Irani – 213,700,000,000
20. Tajvani – 213,200,000,000
21. Arabia Saudite – 212,300,000,000
22. Turqia 201,200,000,000
23. Ukraina – 164,500,000,000
24. Indonezia 156,000,000,000
25. Tajlanda – 147,900,000,000
26. Suedia – 147,800,000,000
27. Polonia – 147,500,000,000
28. Egjipti – 136,600,000,000
29. Venezuela – 123,100,000,000
30. Norvegjia – 122,200,000,000
31. Argjentina – 116,000,000,000
32. Malajzia – 112,000,000,000
33. Holanda – 108,000,000,000
34. Vietnami – 106,000,000,000
35. Pakistani – 93,350,000,000
36. Belgjika – 89,250,000,000
37. Kazakistani – 86,200,000,000
38. Emiratet e Bashkuara Arabe – 83,310,000,000
39. Çekia – 80,440,000,000
40. Finlanda – 76,160,000,000
41. Filipinet – 64,160,000,000
42. Austria – 63,980,000,000
43. Zvicra – 63,980,000,000
44. Kili – 59,750,000,000
45. Romania – 57,340,000,000
46. Greqia – 57,110,000,000
47. Kolumbia – 56,280,000,000
48. Paraguai – 54,410,000,000
49. Izraeli – 53,550,000,000
50. Kuvajti – 51,320,000,000
51. Portugalia – 50,300,000,000
52. Uzbekistani – 47,370,000,000
53. Singapori – 45,370,000,000
54. Zelanda e re – 43,400,000,000
55. Hong Kongu – 41,220,000,000
56. Siria – 40,860,000,000
57. Iraku – 40,780,000,000
58. Algjeria – 40,220,000,000
59. Bullgaria – 39,970,000,000
60. Peruja – 38,700,000,000
61. Danimarka – 36,390,000,000
62. Serbia – 36,060,000,000
63. Bangladeshi – 35,700,000,000
64. Hungaria – 35,340,000,000
65. Libia – 28,600,000,000
66. Bjellorusia – 28,550,000,000
67. Sllovakia – 27,700,000,000
68. Irlanda – 26,350,000,000
69. Katar – 22,280,000,000
70. Porto Riko – 20,710,000,000
71. Koreja e Veriut – 20,450,000,000
72. Maroku – 20,090,000,000
73. Nigeria – 18,820,000,000
74. Omani – 18,590,000,000
75. Azerbejxhani – 17,850,000,000
76. Ekuadori – 16,880,000,000
77. Kuba – 16,880,000,000
78. Mozambiku – 16,790,000,000
79. Islanda – 16,770,000,000
80. Taxhikistani – 15,950,000,000
81. Sllovenia – 15,610,000,000
82. Bosnja dhe Hercegovina – 15,040,000,000
83. Turkmenistani – 15,020,000,000
84. Kirgistani – 14,900,000,000
85. Tunizia – 14,760,000,000
86. Kroacia – 14,670,000,000
87. Lituania – 13,470,000,000
88. Jordania – 13,420,000,000
89. Libani – 12,980,000,000
90. Estonia – 12,890,000,000
91. Republika Dominikane – 12,300,000,000
92. Bahrejni – 11,340,000,000
93. Shri Lanka – 10,710,000,000
94. Zambia – 10,200,000,000
95. Gjeorgjia – 10,100,000,000
96. Uruguai – 9,500,000,000
97. Kosta Rika – 9,113,000,000
98. Gana – 8,764,000,000
99. Guatemala – 8,146,000,000
100. Kongo – 7,750,000,000
101. Zimbabve – 7,615,000,000
102. Armenia – 7,432,000,000
103. Trinidad dhe Tobago – 7,271,000,000
104. Butani – 6,826,000,000
105. Bolivia – 6,611,000,000
106. Kenia – 6,573,000,000
107. Panama – 6,546,000,000
108. Sudani – 6,509,000,000
109. Letonia – 6,460,000,000
110. Maqedonia – 6,390,000,000
111. Jemeni – 6,339,000,000
112. Hondurasi – 6,326,000,000
113. El Salvadori – 5,728,000,000
114. Burma – 5,708,000,000
115. Kameruni – 5,589,000,000
116. Bregu i Fildishtë – 5,533,000,000
117. Shqipëria – 5,209,000,000
118. Xhamajka – 5,208,000,000
119. Kosova – 5,160,000,000
120. Qipro – 4,887,000,000

Portali Telegrafi, 03.11.2012