Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e Ekonomise mbron investimet kanadeze ne nafte dhe energji

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto priti dje në një takim ambasadorin Kanadez për Shqipërinë, resident në Romë, z. James Fox.
Gjatë këtij takimi ministri Haxhinasto vlerësoi klimën e shkëlqyer politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Të dy palët ndanë të njëjtin vlerësim mbi performancën e investitorëve kanadezë në fushën e hidrokarbureve dhe të minierave. Në këtë kuadër ministri Haxhinasto ftoi investitorët kanadezë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe i ftoi të konsiderojnë me interes të veçantë investime në sektorin e energjisë së rinovueshme, minierave, turizëm e bujqësi.
Ndërkaq ambasadori Fox shprehu kënaqësinë e tij lidhur me përfundimin me sukses të negociatave për marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve, e cila pritet të firmoset në Janar të vitit të ardhshëm. Kjo marrëveshje do t’i japë mbështetje dhe hov të mëtejshëm investimeve kanadeze në vendin tonë në sektorë të ndryshëm.

energjia.al, 03.11.2012