Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE fillon zyrtarisht procedurat per rritjen apo jo te 2 tarifave te CEZ-it

VENDIM Nr. 146 Datë 26.10.2012 PËR FILLIMIN E PROÇEDURAVE PËR SHQYRTIMIN E PËRDITËSIMIT TË APLIKIMIT TË TARIFAVE TË CEZ SHPËRNDARJE SH.A PËR PERIUDHËN E TRETË RREGULLATORE
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 26.10.2012, pasi shqyrtoi aplikimin e shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a për rishikimin e tarifës së furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike nga CEZ Shpërndarje sh.a, për konsumatorët tariforë,
për periudhën e tretë rregullatore 2012 – 2014 në zbatim te “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave për furnizuesin publik me pakicë të energjisë elektrike”,
Vendosi:
1. Fillimin e procedurave për Përditesimin e tarifës së shpërndarjes së energjisë elektrike për CEZ Shperndarje sh.a për periudhën e tretë rregullatore 2012 – 2014 në zbatim të “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të Operatorit të Shperndarjes së energjisë elektrike”.
2. Fillimin e procedurave për Përditesimin e tarifës të furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike nga CEZ Shperndarje sh.a. për konsumatorët tariforë për periudhen e tretë rregullatore 2012 – 2014 në zbatim të “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të shitjes me pakicë për klientet tariforë”.
3. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit për njoftimin e ÇEZ Shpërndarje sh.a.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 02.11.2012